
3 Arsye përse Punonjësit tuaj duhet të Përdorin Rrjetet Sociale
Ju duket sikur punonjësit tuaj shpenzojnë shumë kohë në rrjete sociale? Ja 3 arsye pse ato duhet ta bejnë ketë gjë. Mbikqyrësit tuaj janë online. Menaxherët gjithashtu. Pranojmë që çdo njëri nga ne viziton rrjetet sociale në vendin e punës të paktën një herë në ditë. A është mungesë përgjegjësie apo diçka pozitive?
“Nuk ka dyshim se kompanitë kanë të drejtën për tu pajtuar me disa sjellje të punonjësve që janë influencuar nga mediat sociale “ shprehet S.Kumar pjestar i Time Magazine, “Megjithatë ka një diferencë të ndjeshme midis lundrimit për qëllime që sjellin rezultate produktive dhe postimeve në Facebook rreth Big Brother-it”. Është përgjegjësi njerëzore të organizojmë në mënyre efektive prioritetet në orarin e punës. Kjo është mënyra e vetme që na mundëson respektimin e rregullave të përcaktuara nga politikat e kompanisë dhe jo tejkalimin e tyre në rast lirie apo mbikqyrje të moderuar nga eprorët. Por, pranojmë që mediat sociale janë një “shpërqëndrim i dobishëm” dhe kompanitë në ditet e sotme nuk e cënojnë këtë pjesë të aktivitetit social të punonjësve të tyre brënda mureve të kompanisë, pikërisht sepse janë në dijeni të avantazheve që këto sjellje krijojnë.
Të mirat e përdorimit të mediave sociale në vendin e punës po rriten. Një statistikë tregon që gjysma e kompanive amerikane kanë një politikë për përdorimin e rrjeteve sociale. “Rregullorja për përdorimin e mediave sociale është aq e nevojshme në disa kompani po aq sa mund të jenë rregullat e diskriminimit në vendin e punës, largimet nga puna dhe rregullat e pushimeve nga puna” shprehet eksperti ligjor Daniel Handman.
Pozitive është fakti kur përdorimi i mediave sociale nga punonjësit është i ndikuar nga politikat proaktive të kompanisë, atëherë këto zakone të mediave sociale mund të shndërrohen në përfitim. Ja disa avantazhe konkrete
1 – Promovimi falas i biznesit Bizneset e vegjël që mund të harxhojnë 35% të buxhetit të projektuar për marketing, në fushatat e marketingut online duke përdorur një audiencë që tashme është familjarizuar me emrin apo imazhin e kompanisë, e bën akoma më të thjeshtë dhe efiçente. Postimet e publikuara nga punonjësit tërheqin 8 herë më shumë vëmendje, sesa postimet e bëra nga kanalet e tjera të kompanisë. Me nje strategji të kujdesshme punonjësit mund të shëndërrohen në promovuesit më të mëdhenj të kompanisë.
2 – Përmirësojnë imazhin e kompanisë Publikimet nga vetë punonjësit në orarin e punës tregojnë që brenda asaj kompanie rritet një ambient i ngrohtë dhe social. Shikuesit e këtyre postimeve do krijojnë imazhe pozitive për kompaninë dhe strukturën menaxheriale të saj nga thjesht një foto me fytyra të buzëqeshura që një punonjës publikoi për miqtë e tij në Facebook. “Burimet që ato përdorin, njohuritë që ato tregojnë, dhe lidhjet sociale që ato krijojnë, do të mbështesin dhe plotësojnë punën që po japin” – thotë drejtori i marketingut Amy Dagliano.
3 – Bazë e re klientësh Duke qënë të ndërgjegjshëm për rritjen e shitjeve në median sociale, përdorimi i tyre në vendin e punës krijojn një bazë solide për tërheqjen e një grupi të madh klientësh. Punonjësit mund të forcojnë lidhjet profesionale me njerëzit jashtë kompanisë, këto lidhje më vonë mundësojnë shtigje të reja drejt shanceve të pashfrytëzuara deri më tani. Edhe nëse politikat e kompanisë e mbështësin apo jo përdorimin e rrjeteve sociale, kjo është kthyer në përditshmëri tashmë.