
3 Këshilla për një fushatë të sukseshme Email Marketing!
Tashmë është faktike që marketingu në ditët e sotme po fokusohet në ndërveprimet online dhe mediat sociale. Sipas Forbes, Email Marketing mbetet akoma një ndër format më efektive të gjenerimit të leads.
Një gjë që nuk ka ndryshuar me email marketing është se ju duhet të jeni strategjik rreth secilës fjalë që formëson puzzle-in e email-it tuaj. AGOG Marketing ofron shërbimin e Email Marketing prej disa kohësh. Duke marrë shkas nga ky shërbim, ne duam të ndajmë me ju disa këshilla të cilat kanë vërtetuar të jenë efektive dhe produktive në punën tonë.
- Gjenerimi i listave
Kujt do ja drejtojmë këto email-e? Si të krijojmë një databazë të saktë? Listat që duhet të krijojmë për një fushatë Email Marketing janë çelësi i suksesit. Si fillim fokusohuni në qëllimin e fushatës suaj. Më pas seleksionini grupe personash të cilët kanë shfaqur interes të mëparshëm në lidhje me atë që ju kërkoni ti ofroni. Padyshim që zbatohet parimi “cilësia mbi sasinë”. Këto kontakte mblidhini nga fushatat tuaja të mëparshme në facebook apo instagram, nga kontaktet që keni arritur të mblidhni nëpër takime apo evente me fokus në shërbimet tuaja, nga google forms që keni bërë më parë për një event apo për antarësimin në faqen tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet. Shumë punë, seleksionim dhe të dhëna të sakta. Sa më kreativ të jeni në gjenerimin e këtyre listave, aq më e sukseshme do jetë dhe fushta juaj.
- Hartimi i përmbajtjes
Nisuni nga vetja juaj. Bëni një draft dhe dërgoja vetes. Ju ngjall interes ky email? Do ta lexonit deri në fund? Do ta raportoni si Spam?! Pra, vendosuni në vendin e marrësit. Koha sot është shumë e çmuar dhe asnjë nuk do e shpenzonte atë në leximin e email-eve të kompanisë suaj (edhe nëse kanë interes). Gjeni nje subjekt intrigues, nje tekst te shkurtër por të kuptueshëm dhe më e rëndësishmja integroni në të foto. A nuk do ishte më e pëlqyeshme për ju të lexonit një titull interesant të cilit më pas i bashkangjitet një foto akoma më shumë interesante?
Po, pjesa më e madhe do e vazhdonin leximin, nëse këto dy komponentë do ndërthuren mirë. Gjithashtu mos përdorni Email Marketing si një formë agresive shitje produkti / shërbimi. Dërgo të reja ose përmbajtjet të menduar si një raport interesant i industrisë, për të qëndruar i angazhuar me klientët, për aq kohë sa nuk e bëni shumë shpesh.
- Thirrje për veprim
Le të themi se e dërgove këtë email në kohën e duhur, sipas parashikimeve paraprake që keni kryer. Shpresojmë të mos keni harruar një buton me një thirrje për veprim!!! Udhëzojeni marrësin se çfarë duhet të bëjë pas këtij emaili. Përshembull, një mënyrë e shkëlqyer për të arritur këtë është koordinimi i një postimi në blog dhe një buton “Lexo më shumë”, dhe pastaj një thirrje për veprim brenda atij postimi. Sa më gjatë që mund të mbani vëmendjen e marrësit, aq më shumë gjasa ka që ata të blejnë produktin tuaj dhe të qëndrojnë me ju. Gjithashtu format e kontaktit në fund të email-it zënë një vend të rëndësishëm. Asnjëherë mos harroni të vendosni link-et përkatëse të faqeve tuaja online dhe pse jo në attach një prezantim të shkurtër, për ato që kërkojnë më shumë informacione.
Nëse njerëzit janë duke klikuar, kjo do të thotë që po bëni një punë të mirë. Nëse ata nuk ka klikime nga ana tyre dhe po çabonohen (unsubscribing), diçka ka shkuar keq!
Email-i mund të jetë një mjet shumë i fuqishëm për të ndërvepruar me klientët – për aq kohë sa e bëni mirë.
Nga: Reni Dallaku