
3 këshilla për Ruajtjen e Origjinalitetit të Markës!
Postime të përditshme, story pafund, njoftime, reklama të sponsorizuara, bannera. Është kjo një përmbledhje me të cilën secili nga ne përballet çdo ditë sapo hyn në internet. Në këtë oqean të madh të markuar në çdo anë, problemi kryesor është: Si të dallohet marka ime? Dhe përgjigjia është e thjeshtë, vetëm një fjalë: Origjinaliteti!
Ndjekësit mund të vërejnë kopjen nga një milje larg. Ato kërkojnë gjëra identifikuese dhe jo mënyra të njëjta të të përcjellurit të mesazheve, si shumë konkurentë të tjerë. (sepse kto janë trendet, këto klikohen. Jo!)
Edhe pse gjithkush luan ndeshjen e mbarëvajtjes në mediat sociale, origjinaliteti vjen natyrshëm tek shumë njerëz në profilet e tyre personale. (edhe nëse ato nuk janë plotësisht të vërtetë gjithmonë). Kjo vjen sepse ata janë duke ndarë përmbajtje që është jeta e vërtetë. Ato po tregojnë një histori të ditës së tyre, të përcjellë nëpërmjet një fotoje të shoqëruar me një përshkrim të sinqertë.
Markat kanë një sfidë krejtësisht të ndryshme sepse ata nuk janë njerëz. Ata nuk mund të bëjnë vetëm një histori 37-pjesëshe të një koncerti dhe bam-të bëjnë të ndiheni sikur jeni pjesë e jetës së tyre.
Pra, si duhet të veprojnë markat që të jenë autentike dhe të lidhen me audiencën e tyre në mënyra të vërteta dhe afatgjata? Këtu janë 3 këshilla:
- Shko prapa skenave
Duke ftuar ndjekësit e markës suaj prapa skenave për të ndarë perspektivën e brendshëm të ekipit tuaj mund të jenë një mënyrë mjaft efektive për të krijuar një lidhje të sinqertë midis klientëve tuaj dhe markës.
- Mos u fokusoni vetëm në shitje
Në thelb, marketingu krijon mundësi për shitje, dhe strategjia juaj e marketingut në media sociale nuk duhet të jetë ndryshe. Kur bëhet fjalë për konvertimet, provoni të luani lojë të gjatë me mediat sociale çdo herë në një kohë. Zbuloni një ekuilibër ndërmjet posteve që kanë për qëllim të konvertohen ose shesin shpejt dhe postimet që synojnë të lidhen thjesht me audiencën tuaj.
- Nuk janë kryesore klikimet!
Nëse thjesht postojmë një video sepse e dimë që po bën xhiron e internetit, apo është një formë që konkurenti juaj e ka bërë më parë dhe ka dhënë rezultate të konvertuara në shikime dhe klikime, mos e bëni! Theksohet shumë përsëri (ashtu si edhe në artikuj e mëparshëm në blogun tonë) “Më mirë një ditë pa postime, sesa një post vetëm për të sigurar një prezencë artificiale, disa klikime dhe aspak histori”. Ndjekësit tuaj do ndihen të lodhur!
Merrni kohë e duhur për një strategji origjinale të marketingut në rrjete sociale. Rishikoni edhe një herë kalendarin e postimeve. Rikujtoni imazhin dhe personalitetin e markës suaj. Mos harroni se çdo post duhet të jetë i denjë për t’u atribuar përgjithmonë në dosjen e markës suaj, prandaj sigurohuni që të jetë i mrekullueshme.
Nga: Reni Dallaku