
3 mënyra për të përmirësuar SEO-n e faqes suaj!
SEO është një disiplinë e marketingut e fokusuar në rritjen e shikueshmërisë në rezultatet organike (jo të paguara) kur persona të ndryshëm kërkojnë në motorët e kërkimit për kompaninë apo shërbimet tuaja.
Motorët më të mëdhenj të kërkimit si Google, Bing dhe Yahoo kanë primare rezultatet e kërkimit, ku faqet e internetit dhe përmbajtje të tjera, si videot, shfaqen dhe renditen në bazë të asaj që motorri kërkimit i konsideron më të rëndësishme për përdoruesit. Pagesa nuk është e përfshirë, ashtu siç është me reklamat e kërkimit me pagesë.
Ndiqini këto sugjerime për të përmirësuar optimizimin në motorët e kërkimit (SEO) dhe për të parë website-in tuaj të renditet në krye të rezultateve.
- Publikimi i Përmbajtjes së Duhur
Content! Content! Content! Përmbajtja është pika kyçe e rritjes në pozicion të kompanisë suaj në motorrët e kërkimit, në mënyrë totalisht organike. Përmbajtja cilësore e krijuar posaçërisht për përdoruesit e synuar rrit trafikun e faqes.
Identifikoni dhe caktoni një frazë fjalësh për çdo faqe te webit. Mendoni se si lexuesi juaj mund të kërkojë atë faqe specifike (me fraza si “kompania më e mirë e marketingut në Tiranë” ose “programi më i mirë i aplikuar i fizikës”). Pastaj, përsërisni këto fraza disa herë nëpër faqe – një ose dy herë në paragrafët e hapjes dhe mbylljes dhe dy deri katër herë më shumë në përmbajtjen e mbetur. Mos harroni të përdorni bold, italics, tags për të nxjerrë në pah këto fraza – por mos e teproni.
- Postimet në Rrjetet Sociale
Numri i postimeve në Facebook, Instagram, Pinterest dhe të tjera media sociale mund të ndikojnë në optimizion e SEOs së faqes suaj.
Instalimi i butonave të rrjeteve sociale në faqen tuaj të internetit jo vetëm që e bën të lehtë për përdoruesit të ndajnë përmbajtjen tuaj, por në këtë mënyrë mund të përmirësojnë përvojën e përdoruesit, ai gjithashtu mund t’ju ndihmojë të renditni më lartë në kërkimet.
Në një rast studimi, një kompani e kontrollit të rritjes së trafikut organik, dalloi që 15% në vetëm 2 javë ishte ndryshimi i rritjes së trafikut të një faqeje vetëm nga fushatat në rrjete sociale.
- Fushatat Google Ads
Edhe pse është një formë e paguar e fushtave marketing, përdorimi i tyre për një përiudhë të konsiderueshme, jep frytet e saj edhe kur nuk vazhdon të jetë më aktive. (pra kur nuk paguan më). Kompania juaj do mund të vazhdojë të renditet në faqen e parë të Google pas 6 muajsh të suksesshëm të fushtave Google Ads. Padyshim qe top 3 vendet e para janë më të vështira të arrihen në kaq pak kohë, por kjo fushatë do t’i japë një dorë të mirë optimizimit së SEOs së faqes suaj.
Nga: Reni Dallaku