
3 arsye përse duhet të zgjedhim Digital Marketing
Pse të zgjidhni një karrierë në Digital Marketing?
Zhvillimet tekonologjike po e drejtojnë botën gjithmonë e më shumë nga dixhitalizimi, komunikimi, lidhjet dhe punët online. Pa Internet nuk mund të planifikojmë dot ditën!
Pikërisht duke marrë parasyshë këto ndryshime çdo kush dëshiron të këtë një vend të sigurtë dhe të suksesshëm në tregun e sotëm të punës që po ndryshon dhe evolon vazhdimisht.
Nëse ke një biznes, dëshiron të krijosh një të tillë, je interesuar për platformat e reja sociale, je arsimuar në menaxhim, biznes apo marketing? Atëherë vendi i duhur për të nisur një karrierrë të gjatë dhe shumëngjyrëshe është vetëm dhe vetëm Marketingu Digital.
Marketingu dixhital është një fushë që ka mjaft hapësirë për të apasionuarit e teknologjisë, kreativët dhe njerëzit e biznesit. Një fushë ku ka gjithmonë diçka të re për të mësuar.
Le të rendisim disa arsye për ta konsideruar më seriozisht një karrierë në këtë fushë:
- Marketingu dixhital është një industri që po ndryshon vazhdimisht.
Shkalla në të cilën zhvillohet teknologjia është e pabesueshme, çdo ditë sjell një sfidë dhe mundësi të re. Me çdo ndryshim që paraqitet, njerëzit duhet të qëndrojnë të azhornuar. Dhe cila është industria e vetme që është në sinkron me këto trende? Digital Marketing.
- Larmishmëri punësh dhe mundësish të reja.
Të jesh pjesë e Marketingut kupton që jeton dhe punon në një fushë kreative ku punët e reja dhe të papriturat të shoqërojnë gjithmonë. Por të jesh pjesë e botës së madhe të Digital Marketing është shumë më shumë. Kjo industri në mënyre të vazhdueshme apdatohet me strategji të reja, praktika të reja kështu që marketerët duhet të jenë gjithmonë të informuar me çdo risi dhe ndryshim që ndodh në botë. Dhe pikërisht mënyrat se si këto risi dhe njohuri shpërndahen tek publiku janë të ndryshme duke mundësuar një larmi punësh dhe mjetesh, të tilla si Email Marketing, SEM, SEO, Specialist i Rrjeteve Sociale, Web Analytics, Mobile Marketing etj…
Si një marketer digital asnjëherë nuk do mërzitesh me punën tënd. Zdo e kuptoni sa mundësi dhe rrugë të reja do zbuloni dhe zdo ndaleni kurrë së mësuari gjëra që do jua thjeshtojnë dhe pasurojnë mjaft punën dhe jetën tuaj.
- Fitime Ekonomike Marramendëse dhe mjaft inkurajuese.
Sipas Payscale, marketerët në fushën digitale që punojnë në një pozicion hyrës fillestarë fitojnë $56,000. Ato që janë në mes të karrierës, pra me 5-10 vite ekspseriencë fitojnë $72,000. Ndërsa ato që janë të vjeter në këtë fushë përsa i përket ekspëriencës fitojnë rreth $83,000 duke mos përfshirë ato me më shumë se 20 vite ekspëriencë të cilët fitojnë $94,000.
Sipas një studimi të fundit të Moz, Australia është një nga vendet që vleresojnë më tepër profesionin e digital marketing me një shumë prej $83.592, e cila ndiqet më pas nga US me $80,306 dhe Kanada me $72,571.
Pra çfarë prisni?! Shifrat flasin. Faktet janë të qarta. Dyert për të hyrë në këtë indrustri gjigande janë të hapura. Mbetet në dorën tënde të hedhësh hapin e parë dhe të investosh për tu bërë një ekspert dhe specialist në këtë fushë.
Dhe një gjë eshtë e sigurte, NUK DO PENDOHESH!
Nga: Reni Dallaku