3Arsye pse kalendari postimeve është i rëndësishëm!

Në botën e sotme dixhitale, kalimi i kohës në mediat sociale është bërë pothuajse e natyrës së dytë për shumë profesionistë dhe firma.

Një kalendar përmbajtjeje është një dokument pune (zakonisht në formatin e tabelës së spreadsheeteve) që përdoret për të caktuar se çfarë do të vendosni te postoni për muajin, dhe në më shumë detaje, për javën, ditën dhe madje ndonjëherë edhe kohën e ditës nëse ka nevojë.

Një kalendar për aktivitetin e mediave sociale të firmës suaj mund të jetë një mjet i paçmuar për hartimin e strategjisë për rrjetet sociale, përmbushjen e objektivave, ndarjen e burimeve, ndërtimin e kredibilitetit dhe të qënurit konsistent në postime.

Mund të rendisim tre arsye të mëdha pse firma juaj ka nevojë për një kalendar të përmbajtjes për rrjetet sociale:

  1. Kurseni kohë

Përdorimi i një kalendari përmbajtjeje ose editoriale mund të ndihmojë firmën tuaj që të sigurojë burimet në mënyrën më të mirë dhe më efikase.  Planifikimi përpara me një kalendar ju lejon të kurseni kohë në çdo hulumtim të ardhshëm të nevojshëm për tema dhe postime potenciale. Ju do të dini shumë kohë më parë se çfarë duhet të përgatisni për të qëndruar në orar, kështu që nuk do të ketë përplasje të minutës së fundit.

  1. Qëndroni të organizuar

Kjo është ndoshta arsyeja më e madhe për të mbajtur çdo lloj kalendari, por sidomos një kalendar përmbajtjeje. Do të jeni më të  organizuar dhe do të jetë më e lehtë për të parë se çfarë përmbajtje keni publikuar dhe kur.

  1. Jeni të përpikët

Një kalendar ju mban në rrugën e duhur për të publikuar përmbajtje në lidhje me fushatat dhe ngjarjet relevante. Kjo siguron që të mos humbasësh krijimin e përmbajtjeve të rëndësishme për raste të veçanta. Mundësitë e humbura mund të parandalohen kur një kalendar i mediave sociale përdoret si pjesë e procesit të planifikimit promovues për të kapur datat kyçe dhe t’i sinjalizojë ato paraprakisht.

Nëse mendimi i ndërtimit të një kalendari të medias sociale duket si një detyrë e frikshme, mos u shqetësoni.  Pasi të keni gjithçka në një vend, do të pyesësh veten se si do të mund të veprojë pa të.

 

Nga: Reni Dallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *