
4 Fushata për 1 Majin
1 Maji simbolizon ditën e punëtorëve në Amerikë, në Shqipëri e më gjerë dhe ndryshe nga ditët e tjera të shënuara nuk festohet me aktivitete apo zbukurime nëpër rrugë por ka një mënyrë krejt tjetër. Gjatë kësaj dite të gjithë personat që janë në marrëdhënie pune i gëzohen një dite pushimi larg stresit të punës. 1 Maj duhet njohur si dita e arritjeve që bëri klasa punëtore pas shumë viteve përpjekjesh dhe luftrash. Po në këtë ditë kompanitë kanë hapësirën e duhur për të bërë marketing dhe për tu promovuar. Duke postuar, shpërndarë dhe promovuar, kompanitë e ndryshme duhet të kenë parasysh një parim themelor: Ti referohen kontektsit të kësaj dite pa devijuar prej saj.
1. Filloni me njoftimet për uljet e çmimeve që një javë para. Duke lajmëruar konsumatorët e juaj nëpërmjet medias sociale që do u ofrohen shërbime/produkte me ulje çmimesh i nxisni ata më tepër që të qëndrojnë në pritje dhe të përhapin këtë lajm edhe tek të tjerët.
2. Përdorni fjalët e duhura kyçe: zakonisht gjatë ditës së 1 Majit, konsumatorët qëndrojnë në pritje të ofertave dhe bëjnë një kërkim online. Ndaj, në postimet e ofertave të biznesit tuaj përpiquni të përdorni fjalë kyçe si: Ulje për ditën e punëtorëve, lajme të reja për ditën e 1 Majit, Oferta të reja për ditën e punëtorëve, Të drejtat e punëtorëve dhe oferta, etj.
3. Ofroni diçka më tepër sesa produkti/shërbimi bazë: kartolina, kuriozitete apo histori argëtuese që gjithmonë lidhen me ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
4. Identifikohuni dhe regjistroni blerjet si edhe konsumatorët gjatë kësaj fushate. Mos harroni që një pjesë tjetër e rëndësishme e marketingut është edhe marrja e informacionit gjatë një fushate lidhur me identietin e konsumatorëve, kategoritë e tyre si edhe përshtypjet që ata japin për shërbimin/produktin që u ke ofruar. Kjo j’u ndihmon për hapat e mëtejshëm në promovimin tuaj.
Duke ndjekur këto hapa Komuniteti i mbledhjes së të ardhurave për promovimin e kësaj dite – Reddit, ka filluar një fushatë të cilën e ka promovuar në FaceBook, Twiter dhe Tumblr. Në thelb fushata kërkon që të promovojnë të drejtat e punëtorëve si edhe individët. Për më shumë rreth kësaj iniciative ka shkruar autori Karl Widerquist. Gjithsesi ka edhe autorë të tjerë si Lina Dencik e cila nuk bie shumë dakort me këto iniciativa duke thënë se promovimi i të drejtave të punëtorëve gjatë kësaj dite me anë të marketingut dixhital duhet integruar fillimisht si strategji brënda koorporatave apo institucioneve në mënyrën më profesionale të mundshme.
Megjithë arritjet, kritikat dhe propozimet e bëra nga ekspert të ndryshëm në realitet kompanitë përfitojnë gjatë kësaj dite sepse publiku ka një ditë pushim dhe është në dispozicion për të hulumtuar në internet mbi ofertat e reja. Sipas ekspertit Roee Ganot, në Amerikë Instituti i shitjeve për ditën e punëtorëve është kthyer në një institucion shumë të madh marketingu i ngjajshëm më ato të festave të tjera kombëtare nga e cila gjenerohen shumë të ardhura.