4 Hapat për të zgjedhur Platformat e Duhura Sociale për Biznesin tuaj

Ky zhvillim teknologjie që ka arritur bota sot i ka sjellë njerëzit më afër edhe pse nuk janë afër fizikisht, ka zgjeruar rrethin e shokëve brënda dhe jashtë vendit si dhe ka krijuar një formë të re tregtimi: Marketingun social. Duke shfrytëzuar platformat sociale, marketerët kanë arritur të shesin produkte, shërbime, marka, ide dhe opinione në mbarë globin, pa pasur nevojë që të kenë një kontakt të drejtpërdrejt me klientët e tyre. Por tek të gjithë marketerët lind pyetja “Cila platformë sociale mund të ndihmojë biznesin tim të rritet?.

Duke ju referuar këshillave që na japin marketerët më me eksperiencë në treg, do të veçonim ato të Yasemin Bendror, ku specifikon katër hapat që duhen ndërmarrë përpara se të përzgjidhet se në cilën platformë duhet promovohet biznesi. Nuk duhet të harrojmë që këto platforma kthehen automatikisht në një pike kontakti midis konsumatorit dhe kompanisë suaj, prandaj ato kanë nevojë për vëmendjen e duhur.

Hapat janë si më poshtë:

  1. Bëj një kërkim tek të gjitha platfromat aktive dhe vlerëso se cila i përshtatet më tepër profilit të biznesit tënd duke pasur parasysh burimet e tua financiare si dhe ato njerëzore, por duke mos e lënë mënjanë edhe kohën që do të të marri.
  2. Mos u përhap në të gjitha platformat sociale, por përzgjidh një ose dy më kryesoret.
  3. Harto një plan strategjik të biznesit tend, sesi do e promovosh duke mos ju përkushtuar vetëm aspektit social të tij pasi kjo e vetme, nuk do të sjelli përfitime të mëdha financiare, por nga ana tjetër mos e mbingarko atë me mesazhe agresive shitëse.
  4. Investo tek vizibiliteti pa u ndrydhur sepse edhe kjo kërkon kohën e saj dhe do të japi frytet më vonë.

Për një menaxhim sa më të mire të prezencës suaj në platformat e ndryshme sociale, duhet te mbani parasysh edhe tandancat më të fundit. Përsa i përket tendencave të vitit 2017, mund ti mësoni në artikullin tonë: Tendencat e Mediave Sociale për 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *