
5 arsye përse videot live kanë qënë suksesi i 2016
Videot live kanë qënë pjesë startegjike e bizneseve dhe firmave për të tërhequr konsumatorë e për të maksimizuar fitimet e tyre. Por më saktësisht çfarë janë këto video? Platforma e videove online siguron që përdoruesi të realizojnë një video me një përmbajtje të caktuar dhe ta përhapi atë në audiencën e gjerë duke tërhequr kështu interesin e sa më shumë ndjekësve. Duke përdorur video sa më kreative dhe me risi në atë çka paraqesin, bizneset/firmat e ndryshme kanë arritur të bëjnë fushata të imazhit të tyre sepse këto video kanë targetuar një publik jo pak të gjerë. Sipas Dylan Mortensen, BI Intelligence report ka përmbledhur në disa pika aspektet kryesore të publikimit të video-ve live:
1) Videot online përbëjnë pjesën më të madhe të postimeve nëpër mediat e ndryshme sociale, rreth 2/3 e postimeve i përkasin tashmë këtij formati
2) Reklamuesit do vazhdojnë të investojnë në formatin e videove online edhe në të ardhmen: Në Amerikë këto investime kanë arritur shifrën 7.8 $ në 2015, çka shënoi një rritje prej 50% krahasuar me një vit më parë
3) Sukesi i videove online varet edhe nga përmbajtja që i jep krijuesi i cili shpesh tejkalon standartet e vendosura dhe jep një ndikim të drejtpërdrejt tek audienca.
Dhe tani le të shikojmë cilat janç 5 arsyet përse videot live kanë korrur kaq shumë sukses sipas vrojtimit të bërë nga Nicky Gilliland:
1. Njerëzit po shikojnë gjithnjë më shumë video nëpër platfromat sociale sesa më parë: sipas Indeksit Cisco Visual networking, në 2019 trafikun e shikueshmërisë nëpër platformat sociale do e zënë videot live me 80%. Kjo vjen sepse videot janë më të thjeshta për tu kuptuar sepse këtu mesazhi përcillet më thjesht sesa më tekste të shkruara apo fotografi
2. Postimi live i videove ka bërë të mundur krijimin e rretheve të gjera të ndjekësve të një firme apo biznesi. Kanali i komunikimit nuk është vetëm i formatit B2B (business to Business) por edhe B2C (business to client)
3. Videot live japin një pamje më të përgjithshme të asaj çka po ndodh sepse në fokus janë disa subjekte njëkohësisht nga të cilët audienca nuk humbet asgjë që ka nevojë të dijë
4. Është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën duke u informuar dhe argëtuar sepse videot mund të përmbajnë mesazhe informuese si dhe njëkohësisht mesazhe me karakter argëtues
5. Shumë platforma sociale si FB, Instagram, Twiteer etj janë duke e përdorur dhe motivuar përdorimin e videove online gjithnjë e më tepër.