5 Aspektet Pozitive të Medias Sociale

Komunikimi midis njerëzve në sajë të platformave të rrjeteve sociale ka ndryshuar format e ndërveprimit njerëzor si edhe stilin e jetesës. Forma e parë e komunikimit me anën e medias sociale nisi në vitin 1975 nëpërmjet e-mailit që më pas u shoqërua nga format të tjera të komunikimit online. Në këto forma të reja u përdor publikimi i fotove, historive personale, videove si edhe përdorimi i shumë aplikacioneve të tjera që ndihmojnë në arritjen e një komunikimi më të gjerë. Komunikimi nëpërmjet medias sociale vazhdon ende sot të revolucionalizohet duke bashkuar kështu komunitete të gjera njerëzish, që duan të shkëmbejnë informacion, njohuri, ide si edhe kulturë. Platformat e ndryshme të medias sociale na lejojnë që ne të njihemi me miq të rinj duke mbajtur njëkohësisht kontaktet me ata të vjetrit.

Nisur nga këto çfarë thamë, rrjetet sociale janë një vend ku të gjithë mund ta gjejnë veten e tyre për këto 5 arsye:

  1. Është vendi ku mund të gjesh miq: falë platformave të medias sociale si Facebook, Instagram, Twitter etj., sot ju mund të krijoni shoqëri të reja. Gjithashtu mund të mbani kontaktet me miqtë e vjetër, pa u sforcuar shumë. Në saj të bashkëbisedimeve dhe komenteve nëpër foto, video apo statuse të miqve, ju mund të ruani marrëdhëniet me ta.
  2. Mund të shprehësh veten tënde: kalon shumë kohë pasi kupton sesi keni ndrydhur dhe fshehur ndjenjat tuaja duke mos lënë askënd ti njohë ato! Në median sociale ju jepet mundësia të shpreheni dhe të shkruani mbi një temë që ju bën të ndjeshëm apo të jepni një mendim tuajin lidhur me një çështje. Këtu është vendi ku njerëzit lidhen më tepër së bashku, pasi ndodh që të njejtat përjetime ti kenë edhe shumë individ të tjerë njëkohësisht.
  3. Arrini të komunikoni mesazhin tuaj në kohë rekord: ndryshe nga telefoni që kërkon të zbatosh disa rregulla të të folurit para se të shprehesh, në median sociale mund të shkruani mesazhin tuaj e ta postoni brenda një kohe shumë të shkurtër si dhe ta përditësoni atë sa herë të keni nevojë. Kjo gjë as nuk merr shumë kohë dhe as shkakton stres para se të shpreheni për diçka.
  4. Jeni gjithmonë në kontakt me botën e jashtme: sot në saj të medias sociale shumë përdorues e kanë ndjerë rolin e televizorit fare të panevojshëm. Kjo sepse me një të hyrë në platformën e preferuar, përditësoheni shpejt me lajmet më të fundit apo ngjarjet ku doni të merrni pjesë.
  5. Këtu krijoni komunitetin tuaj: duke u shprehur hapur dhe duke ndjekur lajmet si dhe më të rejat e fundit të çdo fushë, ju mund të krijoni grupin tuaj të njerëzve me të cilët ndërveproni dhe që pak nga pak e shtrini në përmasat e një “komuniteti online” me të cilin arrini të identifikoheni.

Duke ditur të gjitha aspektet pozitive të rrjeteve sociale dhe mënyrat se si ajo përdoret nga njerëzit, kompanitë mund të gjejnë mënyrat e duhura për të komunikuar mesazhet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *