
5 hapa për të shitur në Instagram
A e keni bërë ndonjëherë pyetjen sesi mund të shisni në instagram një produkt ose shërbim të kompanisë suaj? Cilat janë disa nga hapat të cilat duhet të ndiqni për të përthithur klient të rinj njëkohësisht duke krijuar ndërveprim me ta? Nuk duhet të harrojmë që kur vjen puna për të shitur në ‘Instargam’, konkurenca jonë bëhet globale edhe për produktin edhe për vëmëndjen e audiencës. Në këtë artikull do mund të zbuloni disa nga hapat që ndiqen për të shitur në Instagram.
Hapi i parë: Krijo një imazh të personalizuar të produktit në Instagram. Përpara se të filloni me postimin, është e këshillueshme të keni menduar për aspektin estetik të tij (ku do vendoset, ngjyrat, përmasat etj). Sigurisht pas kësaj mund të përdorni edhe aplikacionet që ofron Instagrami për ti vendosur ‘Filtra’ imazheve, duke i bërë më të qarta dhe më të pëlqyeshme për syrin edhe pse sipas Kate Talbot shpesh herë një produkt i ekspozuar në mënyrë origjinale përthith më tepër klientë sepse bëhet më i besueshëm. Në raste të tilla do të kvshillonim testimin e sjelljes së audiencës suaj në lidhje me fotografitë origjinale dhe atyre të modifikuara me filtra të ndryshëm.
Hapi i dytë: Përshkruaj produktin që reklamon me diçka ekstra. Është me rëndësi të shpejgohet qartë se çfarë produkti i ofrohet audiencës po aq sa me rëndësi është edhe të tërhiqet vëmëndja e tyre. Një mënyrë për të tërhequr interesin e tyre është duke përdorur ikonat e ndryshme që ofron Instagrami. Për shembull, ‘Birchbox’ përdor ikonat emocione si detaj për përshkrimin e produkteve duke ndihmuar kështu klientët të kuptojnë aromën e secilit parfum të nxjerrë në shitje.
Hapi i tretë: Promovo vizibilitetin e një produkti duke përdorur #Hashtag-un. ‘Hashtag’ ndihmon së tepërmi për zbulimin e një produkti në Instagram. Kështu, në saj të ‘Hashtag’, ti mund të zbulosh fjalët kyçe që janë klikuar më tepër dhe ti përdorësh për fushatën tënde të shitjeve.
Hapi i katërt: Përdor strategjinë e influencës. Sipas artikullit nga Ariane Mandell, postimi dhe ri-postimi i produkteve nga miqtë e tu si dhe nga faqe të tjera me influencë ndihmojnë në shitjen e tij. Imagjinoni se ç’mund të bëni nëse shtoni ndjekësit tuaj si dhe keni fituar influencuesit e duhur në krahun tuaj, për të reklamuar produktin në vendin e duhur.
Hapi i pestë: Instalo një program shitjeje në Instagram. Pasi të keni krijuar faqen e produktit në Instagram, duhet të keni krijuar edhe një aplikacion që u mundëson klientëve blerjen e lehtë të tij pa shumë proçedura dhe pengesa, mundësisht online. Kështu ju mund ti drejtoni klientët tuaj potencial në platforma të ndryshme ku ofrohet produkti juaj si ‘Ebay.com’, ‘etsy.com’ apo aplikacione si “Depop” etj.