
5 hapa që rrisin angazhimin në Rrjete Sociale gjatë Verës
Vera ka ardhur dhe me rritjen e temperaturave audienca është edhe më e motivuar për të qënë aktive nëpër rrjetet sociale. Sipas një studimi të realizuar gjatë muajve të verës nga Social Soup Summer Report rreth 57% e përdoruesve të ‘Faceook’, ‘Instagram’, ‘Twitter’ etj. shpërndajnë më tepër postime dhe ndihen më aktiv gjatë verës. Social Soup aludon se mbase djelli në verë shërben si një filtër natyral për fotot dhe i nxjerr më të bukura.
Nga i njëjti studim rezultoi që 46% e përdoruesve janë më të interesuar për të kontrolluar nëpër platformat sociale gjatë muajve të verës sesa muajve të ftohtë të dimrit. Mbase kjo mund t’i atribohet edhe thyerjes së rutinës që ndodh gjatë verës sepse dita është më e gjatë dhe ofrohen më shumë aktivitete sociale dhe argetuese dukë bërë që njerëzit të kenë se çfarë të postojnë. Por për një pjesë tjetër muajt e nxehtë të Qershorit, Korrikut dhe Gushtit përbëjnë muajt më sfidues për të bërë biznes. Megjithatë, lajmi i mirë është se nëse në verë njerëzit fillojnë t’i marrin gjërat më lehtshëm.
Këtu janë disa hapa që ndiqen nga shumë biznese në rrjetet sociale, për të qëndruar në treg kur fluksi i punës duket sikur bie:
- Ndiq lajmet/trendet e fundit
Alex Honeysett thotë se stina e verës sjell lajme dhe ndodhi të reja, të cilat një marketer i zoti duhet t’u referohet dhe t’i marri si tematikë kryesore kur bën reklamimin e markës së tij/saj. Kjo gjë jo vetëm rrit audiencën, por edhe shërben si burim informimi për publikun.
- Krijo konkurse
Duke krijuar konkurse në lidhje me një temë, e cila ka lidhje me emrin e markës tuaj apo natyrën e biznesit që ju keni, mund të mbani në kontakt jo vetëm audiencën tuaj, por edhe tërhiqni konsumator të rinj, të cilët motivohen kur konkursi ofron edhe një çmim sado modest. Këto gara mund të krijohen edhe në formën e lojrave për t’i bërë më interesante.
- Përdor foto/video
Mos harrojmë që aspekti pamor zë vendin e tij në promovimin e biznesit tuaj. Sipas Martin Jones realizimi i një fotoje sa më profesionale, me përmbajtje edhe ngjyra verore sjell më tepër interes sesa një tekst i mërzitshëm dhe pa ngjyra. Sigurisht, edhe realizimi i një videoje ndihmon mjaft sidomos kur ajo prezanton biznesin tuaj në mënyrë sa më të thjeshtë dhe informale.
- Bëni një studim
Sugjerim tjetër është edhe bërja e një studimi apo sondazhi. Edhe pse shumë konsumator mund të mos japin informacion të saktë tek sondazhi, objektivi kryesor i tij duhet të jetë që të mbajë audiencën në kontakt si dhe t’a bëj atë të ndihet e rëndësishme duke shprehur opinionet e tyre.
- Gjeni partner
Stina e verës karakterizohet nga shëtitje dhe frekuentim të Bar-eve dhe Restorante-ve ku mund të konsumohet një akullore apo lëng i freskët frutash. Kjo mund të shfrytëzohet si mundësi për të lidhur partneritete me këto biznese të vogla për të promovuar markën tuaj. Kështu ju jo vetëm fitoni audiencë të re por edhe krijoni bashkëpunime të reja me biznese të tjera.