
5 Mënyra për të Krijuar Përmbajtje Tërheqëse
Të gjithë jemi hasur me artikuj apo publikime të ndryshme të cilat kanë pasur sukses ose kanë tërhequr më shumë kritika negative sesa vlerësime për shkak të formatit apo përmbajtjes. Ne shpesh bëhemi vlerësues mbi bazën e filtrave tanë për ta vlerësuar diçka, por çështja nuk qëndron këtu. Ajo që ngrihet si pyetje për tu diskutuar është sesi është arritur të shkruhet një artikull, i cili ka arritur të publikohet dhe të tërheqi audiencë? Se cilët janë elementët që e kthejnë një artikull në sukses të plotë ju mund ti lexoni këtu!
Së pari, le ti hedhim një sy asaj çka blogerët dhe marketerët quajnë “tërheqëse” për përmbajtjen e një artikulli. Në të gjitha përkufizimet që mund të gjeni do t’ju bien në sy fjalët: ofron diçka të re…, i përket kontekstit aktual…, fillon dhe mbaron mirë…, vlerat që pasqyrohen…, jep eksperiencë të marrë nga praktika…, shkruar në formë bisedore…, sfidon besimet e mia…, më ndihmon…, më edukon..etj.
Të gjithë këta elementë autorja e artikullit ‘Want to Develop Engaging Content? First Step: Understand What Engaging Means’, Michelle Linn i përmbledh në një paragraf të vetëm, ku shpjegon se: që një artikull të ketë përmbajtje tërheqëse ai duhet të jetë në sinton me realitetin aktual të publikut duke dhënë kështu alternativa zgjidhjesh, t’u ofroj atyre zgjidhje që nuk i gjejnë në vend tjetër, të jetë sa edukues edhe argëtues, të japë një histori reale dhe ti ftoj njerëzit në veprim.
Më tej do të shtonim se përpara se të fillohet me shkrimin e një artikulli apo përmbajtjeje të çfarëdoshme që kërkon të publikohet, duhet që audienca të cilës i drejtohet ti jepet aksesi për të dhënë feedback-un e tyre në lidhje me artikullin. Të gjitha idetë, sugjerimet apo kritikat që audienca bën, mund të të shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes së artikujve. Jesicca Devis na sugjeron që marrja e feedback-ut nga audienca mund të bëhet nëpërmjet chat-it në ‘Twiter’ apo platfroma të tjera sociale ku jeni të detyruar të ktheni përgjigje si dhe mirenjohjen tuaj.
Së fundmi le të tregojmë hapat ku do mund të bazoheni për punën tuaj të ardhshme:
- Krijoni konkurse duke futur audiencën në lojë për të fituar sepse konkurenca është pjesë e ADN-së tonë dhe kjo e bën edhe më interesante platformën ku do publikohet përmbajtja;
- Përdor imazhe. Sipas Peter Daisyme statistikat sot tregojnë së ka një preferencë më të madhe nga audienca për artikuj që përmbajnë edhe imazhe jo vetëm fjalë;
- Ofro diçka falas, një informacion apo aplikacion nga ku ti merr edhe të dhëna mbi audiencën tënde. Kjo do të ndihmoj jo vetëm të tërheqësh audiencën por edhe të marketosh më mirë me ta pasi i ke njohur;
- Përfshi njerëz me pushtet dhe influencë në artikujt e tu ose përdori ata për të shpërndarë pubilkimin apo faqen tënde, pasi audienca bindet më shpejt nëse kanë garanci nga persona të njohur dhe të besueshëm;
- Përshtatju kontekstit dhe kap rrymën. Audienca do jetë më e interesuar të lexojë artikullin tënd përshkrues pasi ka parë se ti ke përdorur gjuhën dhe termat e kohës. Kjo e bën që më pas edhe produkti yt të shitet e të fitojë sukses.