6 arsye përse biznesi juaj duhet të jetë në Linkedin

Sipas marketërëve dhe profesionistëve në platformën B2B (Business to Business), Linkedin përfaqson rrjetin më të mirë për të shitur shërbimin apo produktin e kompanisë tënde. Në Linkedin biznesmenët

dhe marketerët kanë mundësinë të krijojnë marrëdhënie pune me kompani të tjera më të fuqishme, të marrin përshtypjet e publikut mbi shërbimin që ofrojnë, të realizojnë një studim tregu, të përmirësojnë cilësinë e shërbimit/produktit si dhe të krijojnë rrethin e tyre të klientëve. Sipas profesionistit në marketingun digital dhe atë tradicional Richard Rawson, megjithëse shumica e përdoruesve të Linkedin janë në kërkim të mundësive për tu punësuar, përsëri kjo platformë ofron mundësi për ta bërë kompaninë/biznesin tuaj të njohur në rang global.

Pse Linkedin?

  1. Është platforma ku mund të promovohesh dhe rritesh profesionalisht:

Në Linkedin kompanitë dhe bizneset mund të reklamojnë produktet/shërbimet që ofrojnë ndaj publikut. Në Linkedin një produkt ose shërbim përshkruhet me detaje për atë çka ofron si dhe pret që të marri feedback pozitiv ose negativ.

  1. Je gjithmonë i përditësuar me tendencat e tregut:

Sipas Content Marketing Institute rreth 94% e kompanive B2B përdorin Linkedin për të shpërndarë përmbajtjen e biznesit/kompanisë së tyre, ndaj dhe kjo e bën Linkedin një platforë shumë të kërkuar. Në Linkedin fare thjeshtë mund të klikohet tek kompania rivale dhe të shihet se çfarë performance ka ajo si dhe çfarë ‘feedback’-u ka gjeneruar nga audienca.

  1. Është platforma më e kërkuar për momentin duke ja kaluar edhe FB

Sipas artikullit të Jayson DeMers, Linkedin për marketerët është platforma e parë që përdoret krahasuar me të tjerat kur vjen momenti për të promovuar dhe shitur shërbimet/produktet e kompanive në treg. Megjithatë ne si AGOG duhet të themi se kjo deklaratë është pak e dyshimtë, sidomos kur bëhet fjalë për tregun shqipëtar, ku shumica e kompanive kanë një profil individi në Linkedin. Megjithatë përfshira në një rrjet të tillë inkurajohet për të gjithë kompanitë, klientët e të cilave janë të tjera kompani.

  1. Siguron mundësinë për tu lidhur më ngushtë me klientët apo bizneset e tjera:

Përsëri DeMers thotë se Linkedin siguron mundësinë që bizneset të krijojnë një marrëdhënie produktive dhe të ngushtë online.

  1. Ka vizibilitet të lartë:

Një profil i përditësuar në Linkedin rrit mundësitë për të qënë më vizibël edhe gjatë një kërkimi në Google, pra përmirëson SEO-n. Kjo sigurisht që arrihet duke përdorur fjalët e duhura kyçe, duke dhënë përshkrime sa më të detajuara, por jo të mërzitshme dhe duke plotësuar të gjitha informacionet përshkruese që kërkon Linkedin.

  1. Postimet e tua arrijnë një audiencë të madhe:

Ndryshe nga Facebook, në Linkedin nuk ka filtra që pengojnë shfaqjen e postimeve të tua. Nëse bëhen ndryshime apo postime të reja, ato shfaqen tek të gjithë ndjekësit e tu pa përjashtim. Por nga ana tjetër, Linkedin nuk të garanton që postet do ti shohin të gjithë, për këtë arsye ne sugjerojmë që të postoni dhe ri-postoni sistematikisht.

Bazuar në këto arsye si edhe të tjera, Linkedin përbën një nga platformat më të suksesshme për bizneset dhe punën e marketerëve. Aty ofrohet një hapësirë për tu shprehur si dhe për të marrë përgjigje mbi impaktin që keni dhënë, thotë Rendile De Wit. Ndaj për të gjithë ju marketerë të rinj, ky është momenti të hidheni në Linkedin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *