6 arsye përse njerëzit sot përqafojnë “Selfie-t” në Median Sociale

Le ta fillojmë këtë shkrim informues me përkufizimin e fjalës kaq shumë të përhapur të “selfie-s”. Sipas Elise Moreau në një artikull të 2016 “Selfie është një fotografi e jotja, e bërë prej teje”. Siç të gjithë ne e dimë kjo foto bëhet duke përdorur kamerën e përparme dhe duke e shkrepur pasi të jetë fokusuar tek zona e fytyrës dhe shpatullave të tua. Hapi i fundit është shpërndarja e saj në Median Sociale. Në të njejtin artikull nga autorja e sipërpërmendur grupmosha që përdor më tepër selfie-n është midis 18-34 vjeç. Foto-ja e parë në formën e selfies është bërë në 1839 nga Robert Cornelius me një aparat të kohës, por kjo foto është e diskutueshme nga kritikët sot nëse është selfie e vërtetë apo e ngjashme. Sipas njohëses së historisë së fotografisë Charissa Coulthard, 1880 shënon vitin kur foto-ja e parë selfi-e u krijua nga një apart me vet-shkrepje. Coulthard shton që edhe shpërndarja e fotove të ngjashme me selfie-n në internet daton herët që në vitet 1860.


Por le të flasim për disa nga faktorët psikologjik që sjellin përdorimin e selfies kaq shumë tek njerëzit sot:
1. Shprehja e vetvetes në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ky është një faktor që nuk vjen si shprehje e narcizismit, por thjesht si shprehje e asaj çfarë personi në fjalë është duke ndjerë apo përjetuar duke u zhveshur nga çdo element zbukurues i jashtëm.
2. Ndihmon në krijimin dhe forcimin e vetbesimit. Trendi i selfie-s nuk është vetëm një mënyrë për tu integruar në rrjetet sociale, por gjithashtu ndihmon në krijimin dhe forcimin e vetbesimit tek njerëzit e sidomos tek grup moshat e reja. Por ndonjëherë kjo kthehet edhe në eksperiencë stresuese sepse ti duhet të jesh në pritje të ‘like-ve’ apo komenteve për të kuptuar nëse “ja vlejte apo jo”.
3. Për të flirtuar. Duhet të themi se kjo është një nga arsyet kryesore të selfie-s sepse njerëzit këtu kanë mundësi të flirtojnë si dhe të “duken” për atë që pëlqejnë.
4. Marrja e vëmëndjes nga të tjerët. Ky është një ndër faktorët kryesor që sjellin përdorimin e selfie-s nga të rinjtë. Nëpërmjet selfie-s ata të cilët kanë nevojë arrijnë të marrin ‘like’, komente dhe vlerësime për imazhin e postuar të vetes.


5. Për të mundur mërzinë. Shpesh herë nëpër rrjetet sociale shikojmë njerëz që kanë postuar selfie në zyrë, shtëpi apo dhe tualet, thjesht prej faktit sepse ndihen të mërzitur dhe nuk kanë çtë bëjnë me kohën e tyre.
6. Sepse sot, media sociale është një kusht dhe formë argëtimi. Dihet se çfarë hapësire zë sot media sociale në jetët e njerëzve si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Kush nuk është sot në median sociale si ‘Facebook’, ‘Instagram’ apo ‘Linkedin’ atëherë ai pothuajse nuk ekziston për shoqërinë.

Kim Mullaney, argumenton se e gjithë kjo eksperiencë ka edhe pasojat e saj sepse sot ka mjaft raste krijimi identitetesh të rreme, thjesht për arsye se i duhet përshtatur masës, asaj që të kërkohet dhe asaj që është trend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *