
6 Këshilla si të bëni Fotografi të Hatashme për Rrjetet Sociale
Njeriu është një qënie e orientuar drejt imazhit dhe këtë aspekt të tij po e përforcojnë edhe më tepër Facebook, Twitter, Instagram, Tinder etj. Siaps Brian Peters, në trurin tonë gjënden qindra miliona
neurone që i përkushtohen vetëm të parit dhe këto përbëjnë 30% të korteksit të trurit njerëzor. Do ishte a pandershme të kundërshtonim faktin që njerëzit priren drejt imazhit edhe në bërjen e zgjedhjeve në jetët e tyre. Imazhi është kudo në përditshmërinë tonë dhe rëndësia e tij rritet gjatë përdorimit të platformave sociale. Suksesi ynë në Facebook apo suksesi i biznesit tonë në një Linkedin etj. ndikohet në pjesën më të mdhe nga imazhet dhe fotot që publikojmë, ndaj në këtë artikull do të shikojmë sesi mund të përdorim imazhin në mënyrën më produktive për të na sjellë audiencë.
- Kujdesu për kornizën dhe pozicionin e subjektit në foto: Të gjithë ne duhet të kemi dëgjuar për rregullin e treshit në fotografi. Ky rregull ndiqet zakonisht në raste kur hapësira në foto është shumë e gjerë dhe objekti
në foto nuk mund të qëndrojnë në qendër të saj, porse sugjerohet që fotoja të ndahet në tre plane brënda dhe ky objekt të pozicionet në një të tretën e imazhit. Shëmbull konkret është fotoja në kohështrirjen e Facebook, ku hapësira është shumë e madhe dhe objekti që fotografohet duket më mirë dhe qartë i vendosur në një të tretën e imazhit. Gjithsesi, k
ujdes pasi kjo teknikë nuk mund të ndiqet për çdo foto sepse në rastin e fotos së profilit, objektivi do të dukej më mirë nëse është në qendër të saj. - Vëzhgoni me kujdes sfondin e fotos: nëse jeni të interesuar për të bërë një foto ku rëndësi të veçantë i jepet edhe sfondit pas saj, atëherë duhet të kujdeseni që sfondin ta kapni sa më të plotë. Sugjerohet që objekti të fotografohet nga lart, poshtë ose nga njëra anë duke shmangur kështu fotografimin e tij përballë, gjë e cila nuk do ti jepte rëndësi sfondit nga pas. Sipas marketerit Daniel Lemin, njëkohësisht edhe fotograf profesionist, në foton që ju bëni, sfondi ka rëndësi po aq sa edhe dritat e përmbajtja e saj.
- Kushtojini rëndësi ngjyrave në foton tuaj sepse 90% të gjykimeve nga publiku janë bërë duke u bazuar tek ngjyrat thotë Brian Peters në studimin e tij. Ngjyrat janë një nga elementet kryesore tek një foto sepse ato ngjallin emocione, zgjojnë kujtime si edhe kanë aftësinë të ndryshojnë humorin e audiencës. Një imazh që kërkon të shitet nuk mund të ketë ngjyra të zbehta, që e bëjnë atë pothuajse të padallueshëm apo komik. Ngjyrat në një foto duhet të përpiqen që të kapin vëmëndjen e audiencës duke theksuar në të njejtën kohë përmbajtjen e fotos. Për të qënë ekspert me përdorimin e ngjyrave në fotografi duhet si fillim të dini si ndikojnë ato në aspektin psikologjik të njeriut.
- Përdor vijat dhe vijëzimin në foto: Këto janë elemente pamore shumë të rëndësishme në një foto, pasi drejtojnë syrin tek pjesa e fotos ku j’u intereson ju që ta çoni audie
ncën. Vijat e drejta japin një ndjesi rregulli në foto, kurse ato të thyera japin imazhin e diçkaje më rebele. Sa herë që doni të përdorni vijat në imazhet tuaja, përpiquni të jeni sa më të l
ogjikshëm në rrjedhën e tyre duke e çuar audiencën tek pika ku keni përqëndruar mesazhin e fotos. - Kujdesuni për formatin e shkrimeve: Nëse fotoja juaj do përmbajë edhe fjalë, atëherë ka rëndësi edhe formati i shkrimit, pasi ai do ti japë më vitalitet fotos. Kujtoni që të jeni sa më në sinton me imazhin e fotos dhe mos e kaloni kornizën. Përgjithësisht “Font-et” që përdoren më tepër për shkrime në faqet e “Web-it” janë të dhëmbëzuara dhe të pa dhëmbëzuara. Përse jo, ju mund të krijoni edhe vet nje format shkrimi dhe ta personalizoni në mënyrë që të dalloheni nga të tjerët.
- Përdorni kontrastet në fotot tuaja: Një foto pa kontrast ngjyrash, imazhesh, formash, përmasash është një foto e vdekur, që nuk zgjon interesin e askujt. Përpiquni të jeni sa më kreativ në bërjen e kontrastit duke ruajtur origjinalitetin tuaj.