6 këshilla për sukses në Instagram Stories

Sipas Instagram, stories janë të pashmangshme nga çdo përdorues. Duke filluar nga kafja e mëngjesit e deri tek një post i një gote vere në darkë, të gjithë jemi në një mendje që na është kthyer në një rutinë.

Por a do dëshironit që këto poste të përditshme të mos krijojnë bezdisje tek shikuesit që kërkojnë poste të thjeshta si ato të lart përmendurat? Të ishin mjaftueshëm interesante për këdo që ndërvepron më profilin tuaj të biznesit në Instagram? Dhe të rrisnin interaktivitetin e ndjekësve me faqen tuaj?

Ja disa këshilla sesi këto postime të jenë tërheqëse dhe të kemi një ‘feedback’ pozitiv nga ndjekësit.

  1. Përdorni opsionin

‘Polls’ janë mënyra të zgjuara për ti bërë njerëzit më aktiv në postimin tuaj dhe mund të merni shumë thjeshtë dhe shumë shpejtë një ‘feedback’ real.

Ky opsion rekomandohet pasi janë njerëzit që ju ndjekin dhe kanë interes për produktet apo shërbimet tuaja që votojnë. Sa më shumë informacion të kesh nga kërkesat e tyre, aq më mirë do i shërbesh atyre.

  1. Përdor gjithmonë ngjyrat e markës tënde

“Po ashtu si profili i Instagramit edhe Stories duhet të reflektojnë në mënyrë të pastër Markën,” – shprehet Christine Colling kordinatore e mediave sociale, në mënyrë që të njihesh dhe dallohesh gjithmonë nga të tjerët. Përdor gjithmonë segmentin e editimit të ngjyrave që ti përshtatet në mënyrë perfekte markës suaj.

  1. Vendodhja dhe Hashtag-ët

Përdorimi i Vendndodhjes dhe ‘Hashtag Stickers’ është një mënyrë shumë e mirë për të rritur numrin e ndjekësve dhe fansanve. Këto ‘Stickers’ ju ndihmonjë që postimet tuaja të shfaqen në kërkime të ndryshme duke tërhequr ndjekës të rinj.

  1. Përfshi mesazhe të qarta

Dhe kur themi mesazhe në ‘Story’ kuptojmë thirrjet apo përshkrimet e shkurtra nxitëse si: “Kliko Link-un në Bio” apo “Vizito Faqen”. Këto ndryshe mund ti cilësojmë si Thirrje për Veprim (Call to Action – CTA), dhe duhet të jenë të qarta dhe të lehta për ndjekësit që të zbatohen.

  1. Foto Vertikalisht

Mund të duket si diçka e thjeshtë dhe jo shumë e vështirë për tu menduar, por sipas Colling kjo ishte pyetja më e shpeshtë qe i është bërë: “Cilin format duhet të zgjedhim kur të postojmë foto në Story?” Gjithmonë vertikalisht, pasi edhe shikuesi do e ketë më të thjeshtë dhe s’do i duhet të kthejë telefonin anash për të kapur pamjen e duhur të postimit tonë.

  1. Përdorni Mjetet për Planifikim

Për të menaxhuar më mirë profilin dhe postimet e Instagramit rekomandohen aplikacione apo mjete që vijjnë në ndihmë pikërisht për këtë tematikë. Altropost është një ndër to, ku mund të planifikosh dhe skedulosh shumë thjështë postime dhe Story në Instagram.

Duke zbatuar këto rregulla të thjeshta, por shumë të rëndësishme, do mund të shikoni rezultate mjaft pozitive të profilit tuaj në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *