
8 ide për rrjetet sociale në këtë prag festash?
Rrjetet Sociale kanë më shumë se 3.8 miliardë përdorues. Kjo përkthehet në afërsisht tek 40% e popullsisë në gjithë botën. Kjo e bën atë një vend të mahnitshëm për marketingun e markës dhe produkteve tuaja. Njerëzit kërkojnë nëpër rrjetet sociale ide të ndryshme për dhurata apo për dekor festash. Ju mund ta përdorni këtë në avantazhin tuaj për të tregtuar markën tuaj dhe t’i jepni një nxitje shitjeve tuaja. Këtu janë disa ide postesh për mediat sociale që mund të përdorni për të promovuar markën tuaj dhe për të tërhequr klientë të rinj.
1- Ide Krishlindjesh
Një nga mënyrat më të mira për të promovuar produktet tuaja është krijimi i një liste idesh me produkte për Krishlindje. Në këtë listë ju mund të reklamoni më së miri dhe produktet tuaja.
2- Si të postosh
Gjithë vëmendja në këtë periudhë është në dekorimin e shtëpisë ose të ambjenteve të ndryshme. Ju mund të hidhni ide të ndryshme dekorimi në mënyrë që të fitoni sa më shume vëmëndjen e kategorive të ndryshme të konsumatorëve.
3- Receta Gatimi
Gatimet janë një pjesë mjaft e rëndësishme e festave. Të gjithë duan të gatuajnë pjatat më të mira. Duke shpërndarë një recetë speciale dhe një ‘call-to-action’ që njerzit ta shpërndajnë sa më shumë recetën tënde, aq më shumë ke mundësi që të fitosh njerëz që shohin postin tuaj.
4- Ide Dhuratash
Simbol i festave janë dhe dhuratat. Të gjithë i hedhim një sy rrjeteve sociale për të parë për ide te ndryshme dhuratash. Ju mund të krijoni një listë me ide dhuratash dhe në atë listë ju mund të vendosni dhe produktet tuaja. Kjo mund të sjell trafik të vlefshëm gjithashtu dhe shitje për ju.
5- Këshilla për sigurinë tuaj
Duke qënë se fishekzjarrët dhe qirinjtë janë po aq të bukur sa dhe të rrezikshëm. Ju mund të jepni ide si ti përdorin ose të ruhen prej tyre. Postime të tilla vërtet nuk kontribuojnë direkte në shitjet tuaja, por i jep ndjekësve tuaj mesazhin që ju vërtet interesoheni për ta.
6- Ide për foto
Pasi mblidhemi me më të shtrenjtët tonë, të gjithë bëjmë një foto për të memorizuar castet më të bukura të këtyre festave ose dhe të vendeve të ndryshme që vizitojmë gjatë kësaj periudhe. Ndani me ndjekësit tuaj disa ide se si mund të relizojnç foto interesante gjatë këtyre festave.
7- Një listë me këngët më të bukura për festat
Bëni një listë më këngë ose video dhe bëjini share në profilin tuaj. Kjo do të sjell shumë njerëz të cilët do të vizitojnë postin, por dhe profilin tuaj. Diçka e tillë mund ti tërheqë për të mësuar më shumë rreth jush dhe asaj çka ju ofroni.
8- Histori Krishlindjesh
Ju mund t’i ndani historitë tuaja të pushimeve përmes postimeve në mediat sociale. Në fund të këtyre postimeve, mund të shtoni një thirrje për veprim duke u kërkuar ndjekësve tuaj të ndajnë edhe historitë e tyre të festave.