
Aftësitë për t’u specializuar në Median Sociale!
Një dekadë më parë, roli i një menaxheri i rrjeteve sociale sipas Buffer mund të mos ketë ekzistuar. Sot, megjithatë, pothuajse çdo kompani është e përfshirë në mediat sociale në një mënyrë ose në një tjetër.
Një vështrim i shpejtë në Google Trends tregon rritjen e interesit në kërkimet e termit “menaxher i mediave sociale” gjatë viteve, dhe duket se kurrë nuk kanë qenë aq të interesuar për të siç janë sot.
Por cilat janë aftësitë për t’u zotëruar dhe tiparet që duhet të keni për të qenë një menaxher i madh i medias sociale?
- Kreativiteti
Një nga atributet më të rëndësishme të marketingut të mediave sociale është krijimtaria. Për të mbajtur ndjekësit të angazhuar dhe të joshur, do të duhet të gjenerojnë vazhdimisht ide të reja, iniciativa krijuese, dhe fushata të ndryshme. Nga gara e Facebook me video virale, marketerët e mediave sociale do të duhet të mendojnë për mënyra inovative për t’u diferencuar nga miliona përdorues në mediat sociale.
- Kurioziteti
Një menaxher larg pamës do të përfshihet në botën e mediave sociale, duke qëndruar i përditësuar me zhvillimin e fundit dhe duke eksperimentuar me strategjitë e reja të marketingut të mediave sociale. Bota online nuk ecën, por vrapon! Për ta ndjekur vazhdimisht duhet të kesh dëshirën, vullnetin dhe kuriozitetin e mjaftueshëm për të.
- Shkrimi
Nga një status i thjeshtë në Facebook, afësitë në të shkruar qëndrojnë si një aftësi thelbësore e profilit të punës. Nëse titujt nuk janë magnetikë, ka të ngjarë që njerëzit nuk do të motivohen apo intrigohen aq sa të klikojnë mbi të. Idetë të qarta, të shkruara në mënyrën e duhur, jo vetëm që do arrijnë audiencën e dëshiruar, por do e tejkalojnë.
- Organizimi
Marketerët e rrjeteve sociale duhet të jenë të kujdesshëm në përcaktimin e orareve të përshtatshme të publikimit, të studiojnë sjelljet e target-grupit të tyre dhe të përditësojnë profilet e mediave sociale të kompanisë. Aftësitë organizacionale pra janë çelsi i suksesit.
- Aftësia për të mësuar
Teknologjia përditësohet vazhdimisht dhe platforma të reja të mediave sociale shfaqen. Ndonëse nuk është gjithmonë e nevojshme që një markë të jetë aktive në çdo platformë, është e domosdoshme që kjo organizatë të qëndrojë në vëmendjen e publikut, të cilët mund të fillojnë të emigrojnë në rrjete të ndryshme. Një menaxher i mirë ka gjithmonë dëshirën për të mësuar dhe për t’u informuar me cilëndo platformë të mundshme apo çdo risi që sjell bota e medias sociale.
- Prezantimi përpara audiencës
Me aplikacionet si Facebook Live, Instagram Live, videot e drejtpërdrejta po bëhen më se të nevojshme dhe të zakonshme në platformat sociale. Për të prekur trendin e videove të drejtpërdrejta, menaxherët e mediave sociale duhet të kenë besim të mjaftueshëm për t’u lidhur me audiencën e tyre. Duke pasur aftësi në komunikim publik, do t’ju ndihmojnë të paraqisni idetë tuaja, t’u përgjigjeni pyetjeve delikate dhe të bisedoni me ndjekësit tuaj në kohë reale.
- Aftësitë analitike
Çfarë ndodh nëse dikush ju pyet nëse strategjia juaj e mediave sociale po punon për biznesin tuaj? Një marketer i mirë i mediave sociale do të ketë përgjigje për këtë. Në fakt, jo vetëm përgjigje, por edhe të ofrojë të dhëna për ta vërtetuar atë. Një menaxher social media duhet të jetë pika e referimit në biznesin tuaj kur vjen puna për të matur performancën nëpër kanale të ndryshme sociale. Për shembull, nëse qëllimi juaj është që të çoni trafikun nga kanalet e medias sociale në faqen e internetit dhe të nxisni shitjet, atëherë aftësitë analitike të mira të menaxherit e bëjnë të mundur këtë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.
Marketingu Digital është një nga industritë më të premtuese për të qenë pjesë sot. Me normën në të cilën kompanitë po kthehen në këtë industri, do të krijohet një hendek dhe shumë specifikime të aftësive të kërkuara. Pra, Nxitoni! Merrni një vendim. Fitoni një çertifikatë të Mediave Sociale dhe bëni përparime në këtë industri inovatore dhe emocionuese.
Nga: Reni Dallaku