AGOG Marketing në 2019

Reflektimi na shoqëron në këtë prag ndërrimi të viteve. Pyetja që na vjen më shpesh ndërmend është: A i arritëm qëllimet që i kishim vendos vetes për 2019? Le të rikthehemi  pas në kohë dhe të shohim të gjithë aktivitetet.

Rrugëtimi ynë dhe këtë vit ishte i gjatë dhe plot arritje.

Le të fillojmë me  Albanian Skills 2019 në prill, ku skuadra e  AGOG ishte pjesë e jurisë për Social Media Marketing Skill Competition 2019. Në këtë konkurs morrën pjesë shumë të rinj të cilët kishin dëshirë të nisnin karrierën e tyre në industrinë fatastike të Digital Marketing.

Themeluesja e AGOG ishte pjesmarrëse në një nga konferencat me stil ndërkombëtar siç është LEAP. Sa shumë histori suksesi që të mbushin me energji u treguan në ato ditë. Prandaj na pëlqen të qëndrojmë pranë studentëve dhe për këtë arsy kemi qënë aktiv edhe në shumë evente të tjera të organizuara nga studentë dhe universitetet si: Leap-in Tirana , Workshop nga AIESEC, Marin Barleti, UET. Të rinjtë dhe të menduarit out-of-the-box bëri që eventet të merrnin ngjyra e energji për të vazhduar me ëndërrat dhe realizimin e tyre.

Për ata që na ndjekin në rrjetet sociale kanë parë dhe pjesmarrjen tonë në Panairin e Karrierës pranë FEUT dhe UET, ku ofruam internshipe, trajnime dhe vende pune për të rinjtë që dëshironin të futeshin në tregun e punës dhe në botën e gjërë të marketingut dixhital.

Kemi dhënë suportin tonë  me konsulencë për fituesit e Startup Live, gjithashtu suport në mentorim për sipërmarrësit e rinj që morrën pjesë në Startup City. Kemi mbështetur të rinjtë për të filluar kompanitë e tyre duke ndarë eksperienca të ndryshme suksesi dhe burimet ku ato mund të mbështeten në realizimin e ëndrrës së tyre.

Gjithashtu, kemi qënë pjesë dhe në një program shumë të fatastik siç është UK Albania Tech Hub ku kemi marrë eksperiencë nga një treg dinamik si ai i Mbretërisë së Bashkuar. Fal këtij programi ishim pjesëmarrës në Masterclass për Social Media Marketing for Brands orgaizuarë nga the Guardian në Londër. Sa shumë gjëra të reja mësuam në Londër, të cilat i futëm në zbatim për klientët tanë në mënyrë që të ofrojmë një shërbim akoma më të mirë dhe duke ndjekur hapat e marketingut dixhital nëpër botë. 

Të gjithë këto eksperienca deshëm ti ndanim dhe me partnerët tanë dhe bizneset shqiptare, prandaj organizuam eventin From Phoenix to London, me mbështetjet e Swiss EP dhe Tirana Business Park.  I ftuar ishte Ryan Chatterton, i cili është një nga ekspertët e marketingut të përmbajtjes.

Marketingu është duke ndryshuar vazhdimisht, duke avancuar kudo në të gjitha nivelet. Kontakti me rrjetet sociale është i pashmangshëm. Shumë nga ju mund të kenë filluar ta shohin edhe si një punë. Dhe po, nga rrjetet sociale mund të fitosh shumë! Pas suksesit dhe kërkesave të shumta të dy trajnimeve te organizuara gjate 2018, vendosëm të organizojmë për të tretën herë Facebook & Instagram 101, në datat 28-29 Maj 2019. Pjesëmarrsit i merrnin në kohë reale përgjigjet për pyetjet dhe problemet që ata ndeshnin cdo ditë gjatë punës së tyre.Pavarësisht se ne punojmë çdo ditë me rrjetet sociale ne e vlerësojmë shumë privatësinë e të gjithë përdouresve, ky nivel etike është një nga avantazhet që AGOG Marketing ofron për partnerët e tij. Për këtë arsye mbështetëm konferencën e Open Source  OSCAL 2019.

Për të tretin vit rradhazi, përfaqësuesit e AGOG Marketing ishin prezent në Konferencën e vetme të marketingut dixhital në Shqipëri All Web 2019. Marketingu dixhital ndryshon çdo ditë për këtë arsye ne nuk humbasim asnjë rast për të qënë një hap përpara dhe për të marrë ekspertizën e specialistëve ndërkombëtar. Së fundimi, vitin e mbyllëm në Romë, në konferencën  MED Rome 5th Edition 2019 ku prezantuam perspektivën tonë mbi rritjen e bashkëpunimit midis kompanive të shteteve të mesdheut.

Kur kthen kokën pas kupton që ka qën një vit i suksesshëm, jemi njohur me kaq shumë njërëz të rinj dhe me plotë energji për të arritur ëndërrat e tyre. Kjo gjë na motivon që të bëjmë akoma më shumë dhe të ecim me hapin e kohës dhe në pjesën e marketingut dixhital, që kohët e fundit po përhapet akoma më shumë në vendin tonë.

Falenderojmë klientët tanë, ata që kanë qënë me ne që nga fillimi i 2019 dhe ato që na u bashkuan këtë vit dhe besuan në punën dhe shërbimet tona të tilla si: Social Media Management, Sponsored Campaigns on Facebook and Instagram, Google Ads, Email Marketing; Web Design etj. Pa to puna jonë nuk do të ishte në këto nivele! Një arritje e madhe e 2019 është ofrimi i shërbimeve tona edhe për kompani që operojnë në Gjermani dhe Zvicër, çka na jep forcë dhe motivim për tu përmirësuar vazhdimisht dhe të vazhdojmë punën si një kompani ndërkombëtare.

Besojmë që 2020 do të jetë një vit akoma më i suksesshëm dhe të mbështesim sa më shumë evente, kompani dhe të rinjë me shërbimet dhe eksperiencën tonë në fushën e marketingut dixhital!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *