AGOG Marketing në Lisbon Investment Summit

AGOG Marketing që nga muaji prill i këtij viti është pjesë e Fellowship-it Young Transatlantic Innovation Leaders Initiative, të Departamentit të Shtetit të SHBA, që implementohet nga German Marshall Fund of the United States. Si pjesë e këtij programi AGOG Marketing ka marrë pjesë në trajnime në lidhje me sipërmarrjen, teknologjinë dhe ka rritur rrethin e njohjeve përtej kufijve të Shqipërisë.

Lisbon4Në qershor 2018, përfaqësues të kompanisë ishin pjesëmarrës në Lisbon Investment Summit, në Portugali. Gjatë këtij eventi u prezantuan me sipërmarrës të ndryshëm nga bota dhe me tendencat më të fundit të teknologjisë. AGOG Marketing rriti njohuritë rreth të ardhmes së Virtual/Augmented reality dhe rolit që ato kanë në biznes. Duke pasur akses në sallën e dedikuar për Google, mësuan mbi shërbimin më të fundit të Google në lidhje me Mobile Sites.

Falë këtij zhvillimi të ri, të gjitha faqet web, nuk do të kenë më nevojë për të zhvilluar njëIMG_0496 applikacion për mobile. Deri më sot edhe pse shumë faqe kishin mundësinë që të ishin mobile responsive, ata nuk kishin një ‘user experience’ aq të mirë nga telefoni i tyre celular. Kjo e bënte më të vështirë eksperiencën e përdoruesve nga mobile, duke i detyruar faqet që të ndërtonin aplikacione në IOS dhe Android, për të pasur një përdorim më të mirë. Një pengesë e tillë bëntë të vështirë shitjen nga telefoni, duke i detyruar përdoruesit ti vizitonin ato edhe një herë nga desktop për të përmbyllur transaksionet e ndryshme, ose kur ekzistonte mundësia të shkarkonin aplikacionin përkatës. Një situatë e tillë nuk ishte aspak e volitshme duke marrë parasysh që mbi 70% e përdoruesve vijnë nga telefonat celularë.

Lisbon1Me këtë zhvillim të ri, të gjitha faqet web që e adaptojnë këtë zhvillim të ri nga Google do të kenë një faqe interneti për mobile, që do të ofrojë një ‘user experience’ të njëjtë me aplikacionet. Eksperienca e përdoruesve do të jetë shumë e thjeshtë dhe të gjithë kanë mundësinë që ta ruajnë faqen si ikonë në Wall-in e tyre të telefonit celular. Mendoni se sa orë pune në zhvillimin e aplikacioneve ka kursyer një zhvillim i tillë. Për më tepër tashë askush nuk ka përse të shkarkojë aplikacione të kompanive të ndryshme me të cilat nuk ndërveprojnë në mënyrë periodike.

Në vijim të eksperiencës si pjesë e programit YTILI, përfaqësues të AGOG Marketing do të vizitojnë, këtë Tetor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mundësi e tillë do të na prezantojë me trendet më të fundit të teknologjisë dhe veçanërisht me tendencat më të fundit të marketingut digital. AGOG Marketing do të takohet me mbi 10 kompani marketingu në Phoenix, Arizona, ku do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në të gjitha fushat e marketingut digital, përfshirë social media marketing.

The views expressed in this piece are those of the author and should not be attributed to the staff, officers, or trustees of The German Marshall Fund of the United States.

Nga: Keti Gjipali

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *