Çfarë duhet të postojmë gjatë verës?

Po shijojmë ditët e stinës më të prefuruar nga pothuajse të gjithë. Postimet në rrjetet sociale janë më shumë se kurdoherë. Plot ngjyra, pranë detit dhe me diellin në sfond. Të gjithë jemi më pranues ndaj prurjeve të reja në këtë stinë. Kështu që dhe profili juaj i biznesit mund ti thyej pak kornizat tani! Ne të gjithë e lejojmë.

Nëse po mundohesh për të rritur audiencën në rrjetet sociale këtë verë, pse mos të lejosh klientët e tu të të udhëheqin.

Konkurset janë një mënyrë fantastike për të inkurajuar dhe rritur angazhimin e faqes suaj. Pse mos të mbani një konkurs social veror?!

Angazhoni klientët me postime të fotove nga biznesi juaj, me produktet tuaja, me logon, me ngjyrat e brand-it apo me risitë që ju i propozoni për këtë verë. Padyshim që faqa juaj e Instagram-it apo e Facebook-ut do të mbushet plot ngjyra, ide kreative, fytyra të reja, njerëz të buzëqeshur dhe me njerëz të rëndësishmë, klientët tuaj. Foto më e bukur normalisht meriton dhe një çmim po aq të bukur!

Një tjetër mënyrë e këndshme për të përçuar mesazhin e biznesit tuaj, janë postimet nga vetë klientët duke përmendur çfarë i pëlqen më shumë nga produktet apo shërbimet që ofroni. Do të merrni një feedback të drejtpërdrejtë dhe gjithashtu do nxirrni një kontent të mirë për postimet tuaja në vazhdimësi.

Punojësit! Ato gjithashtu janë një pjesë mjaft e rëndësishme e biznesit tuaj. Përse të mos krijoni një lojë të re: “Gjej Vendodhjen?!” Postoni foto nga vende të ndryshme ku punonjësit e juaj kanë vendusur të kalojnë pushimet. Pyesni ndjekësit tuaj të gjejnë vendin nga ku është bërë foto. Padyshim që do merrni komente, por gjithashtu foto të reja verore do i shtohen profilit tuaj.

Gjatë verës nuk jemi shumë të vëmëndshëm ndaj postimeve, por të gjithë jemi më shumë se kurrë aktivë. Atëherë ofroi shikuesëve poste të thjeshta, të bukura dhe të përshtatshme me ngjyrat e verës. E rëndësishmë është të kënaqni ndjekësit e juaj dhe në një mënyrë kreative ti angazhoni ato në biznesin tuaj.

Mos Harro! E bukura e rrjeteve sociale gjatë verës, qëndron në faktin se nga to nuk ka kurrë pushim!
Nga: Reni Dallaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *