Çfarë i pret marketerët në 2019!

Kush do ta mendonte para 10 vitesh se media online do fuqizohej kaq shumë dhe do shëndërrohej në kanalin kryesor promocional.

Shumë më shumë po konstatojmë hendekun e krijuar midis “reklamave online” dhe “reklamave tradicionale”. Një studim i Nielsen në 2015 tregoi se katër burimet më të besuara të reklamimit asokohe ishin: njerëzit që njihni, faqet e markës, faqet redaktuese dhe komentet (reviews). Dhe sot ne e jetojmë fuqinë e tyre.

Por ku duhet të fokusohemi në vazhdim? Çfarë na pret në 2019?!

Në fakt, 30 % e të gjithë përdoruesve të internetit pritet të përdorin bllokuesit e reklamave, që do të thotë që reklamat (ads) tani nuk do të arrijnë as 30 % të anëtarëve të mundshëm të audiencës. Pra, a do të thotë kjo që marketerët duhet të braktisin reklamat plotësisht? Jo domosdoshmërisht.

Ka ende një vend për këto reklama, por ato duhet të jenë më relevante dhe të vlefshme për konsumatorin. Kjo është arsyeja pse ne shohim më shumë para duke shkuar në marketing të përmbajtjes, marketing ndikues, partneritete referimi dhe metoda të tjera që janë të dizajnuara për të dhënë vlerë reale për audiencat. Ky ndryshim nuk do të ndalet derisa reklamat të fillojnë të jenë më të vlefshme për konsumatorin.

Konsumatorët kërkojnë përmbajtje të personalizuar. Në vend të marketingut për të gjithë, automatizimi ju lejon të lidheni me klientin tuaj ideal.

Mjetet si Adobe Target dhe Optimizely mbledhin dhe analizojnë të dhënat nga sjellja e konsumatorit dhe blerjet e mëparshme për të gjeneruar përmbajtje të personalizuar.

Pra, ku duhet të jetë fokusi juaj në 2019? Influencer Marketing, Content Marketing, Marketing Automation!

Nga: Reni Dallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *