
Çfarë janë ‘Vanity Metrics’?
Kemi bërë disa mungesa në me artikujt e blogut dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. Kemi qënë shumë të zëna me krijimin e website-it të ri. Në këtë artikull të ri do të flasim pak për ‘Vanity Metrics’. Të gjithë e dimë që një nga avantazhet kryesore të Marketingut Dixhital është fakti që rezultatet online janë 100% të matshme. Mund të shohim sa njerëz e kanë parë reklamën tonë e deri se sa veta kanë bërë blerje pasi e kanë parë këtë reklamë.
Nga të gjithë treguesit e shumëllojshëm që na shfaqen, e rëndësishme është të dimë se si ti lexojmë ato dhe të zbulojmë se cilët prej tyre janë ato të cilat kanë vlerë reale. Sipas Tableau‘Vanity Metrics’ janë tregues që ju bëjnë të dukeni mirë në sy të të tjerëve, por që realisht nuk kontribuojnë në performancën e biznesit dhe nuk ju ndihmojnë të merrni vendime në lidhje me strategjitë e ardhshme. Ndërsa Crazyeggsi ka shpjeguar edhe me më pak fjalë: “Një tregues që ju bën të ndjeheni mirë, pa treguar asgjë rreth biznesit tuaj.”Këto lloje treguesish nuk lidhen me asnjë nga elementët të cilet ne mund ti kontrollojmë dhe ti përsërisim për të arritur qëllimet tona. Nëse gjykojmë se sa pëlqime ka marrë një postim në Instagram, pas një fushate engagement, numri i pëlqimeve lidhet drejtpërdrejtë me sasinë e buxhetit që ne kemi vendosur. Patjetër që rezultatet varen edhe nga imazhi dhe audienca që ne kemi vendosur, por në fund Facebook & Instagram do të të japin aq pëlqime për të cilat ti ke paguar.
Për të mos qëndruar vetëm tek rrjetet sociale, po përmendim edhe rastin e treguesve në lidhje me përdorimet e aplikacioneve. Në një artikull të Erick Schonfeldnë Techcrunch, ai shprehet se start-up-et preferojnë tej mase të nxjerrin në pah numra të mëdhenj që tregojnë rritje. Edhe vetë Techcrunch e ka mbështetur një trend të tillë duke përdorur togfjalë si: një million shkarkime, 10 milion përdorues të regjistruar, 200 milion Tweets në ditë. Një tregues i kotë konsiderohet numri i shkarkimeve që një aplikacion ka, ndërsa një tregues që vërtet tregon suksesin e një aplikacioni është numri i përdoruesve ditorë. Megjithatë, Schonfeld, shprehet se ‘Vanity Metrics’ nuk janë tërësisht të padobishme, por mos lejoni që ato të drejtojnë kursin tuaj të vendimmarrjes. Start-upet do të bënin mirë që të raportonin tregues real që në fillim, dhe mos të joshen nga tregues që nuk drejtojnë suksesin e një biznesi.
Bazuar në artikullin e Tableau, janë tre konsiderata që duhet të marrim parasysh, për të gjykuar nëse një treues është i kotë apo jo. Duke supozuar se të gjithë jemi të familjarizuar me konceptin SMART në lidhje me objektivat, po vazhdojmë direct me përshkrimin e tre konsideratave. Në fillim duhet të marrim në konsideratë se çfarë vendimesh biznesi mund të marrim ne, bazuar në këta tregues. Për shembull, shikimet në një ‘landing page’ për një ‘lead-magnet’ nuk na japin informecion të mjaftueshëm, ndërkohë që numri i shkarkimeve na shtyn që të testojmë tekste të ndryshme, thirrje të ndryshme për veprim e të tjera. Së dyti, duhet të marrim në konsideratë se çfarë mund të bëjmë ne që të gjenerojmë qëllimisht rezultate. Është e rëndësishme të kontrollojmë shkak/pasojën e të dhënave tona. Dukë analizuar tregues të rastësishëm, nuk e arrijmë dot një interpretim të tillë. Së fundi, a janë të dhëtat që kemi mbledhur reflektimi I të vërtetës? Kjo pyetje qëndron në thelb të çdo kërkimi. Është e thjeshtë të blini një faqe të gatshme Instagrami me 50K ndjekës me emrin ‘Tattoo për Vajza’, por sa do të kontribuojë realisht një veprim i tillë në faqen tuaj?
Deri më tani, kemi përmendur në mënyrë sporadike disa tregues të kotë, porn a lejoni të shprehim edhe një shembull tjetër të Fizzle përpara se të ndojmë një listë. Nëse do të ndiqnim numrin e vizitave të një faqeje Web dhe do të mjaftoheshim me këtë tregues, do të ishte rasti tipik i rënies në kurth. Nuk ka shumë rëndësi se sa vizitorë ka faqja juaj, sepse ju nuk bëni para nga vizitorët. Nëse këto vizita nuk sjellin më shume konsumatorë, konsumatorë më të kënaqur, më besnik, atëherë ka diçka që nuk shkon. Çdo tregues i kotë mund të shoqërohet me një tregues të rëndësishëm, që është i lidhur me objektivat e biznesit. Shihni figurën e mëposhtme:
Sipas Fizzle diferenca midis ‘Vanity Metrics’ dhe ‘Actionable Metrics’ lidhet direct me suksesin e biznesit dhe tregon mbi sjelljen konsumatore. Edhe nëse ne po marrim më shume konsumatorë, duhet të dime se cila është kosto për marrjen e secilit prej tyre. Kjo sepse ne mund të jemi duke marrë shume konsumatorë të rinj, por nga ana tjetër jemi duke humbur. Treguesit duhet të bazohen vetëm në qëllimin dhe objektivat e një biznesi. Ata që e plotësojnë këtë kusht janë ato të cilët lidhen me detyra specifike dhe të përsëritshme që ju mund ti përmirësoni dhe që kontribuojnë që arritjen e objektivave të biznesit.