“Facebook & Instagram 101”

Rrjetet sociale janë komunitete virtuale që mundësojnë lidhje dhe ndërveprime direkte me këdo apo me ato që ti vetë përzgjedh të “komunikosh virtualisht”. Për çdo biznes është kthyer në qënder referimi prezenca online. Trajnimi “Facebook & Instagram 101” do të të ofrojë pikërisht atë çka ti ke nevojë për të nisur mbarë në dy prej rrjeteve sociale më të përdorura në Shqipëri: Facebook dhe Instagram.

 

Trajnimi mbahet për qëllime edukuese dhe informuese për këdo që:

  • Kërkon të mësojë më shumë për median sociale
  • Dëshiron të specializohet në fushën e marketingut online
  • Ka një biznes dhe dëshiron ta promovojë në formë individuale
  • Dëshiron të krijojë fushata promovimi dhe të përmisojë njohuritë e tij në këtë fushë

Pikërisht për t’ju ardhur më në ndihmë, kompania AGOG organizatorja e eventit, do krijojë një grup të mbyllur në Facebook, për pjesëmarrësit të cilët janë rregjistruar online.

Funksioni i grupit do të jetë plotësisht në fokus të formimit dhe udhëzimit të personave që do marrin pjesë në Trajnimin “Facebook & Instagram 101”.

Në grupin e mbyllur në Facebook, anëtarët do të mund të:

  • shkëmbejnë ide midis tyre
  • shkëmbejnë eksperienca të ngjashme me tematikën e trajnimit
  • pyetje dhe përgjigje për çdo paqartësi
  • komunikime nga AGOG dhe trajnerët
  • suport dhe këshilla nga trajnerët për këdo që do ketë nevojë

Ju ftojmë të merni pjesë në trajnim apo të mbyllni procedurat e rregjistrimit për këdo që ka aplikuar apo do të aplikojë, pasi edhe pak ditë na ndajnë nga afati i fundit i rregjistrimeve.

 

Nga: Reni Dallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *