
Facebook vs. Instagram!
Sipas një pyetesori nga ne në Instagram story, një temë interesante ishte “kush është media sociale më e fortë dhe për sa kohë do qëndrojë e tillë?”. Kjo është edhe arsyeja që na shtyu të shkruajmë këtë artikull.
Çdo person i thjeshtë në mënyrë të paevitueshme harxhon mesatarisht dy orë në ditë në media sociale. Për ne marketerët është një përditshmëri, sepse çdo industri padyshim që është online dhe reklamimi në media sociale është një pikë kryesore në strategjinë e përgjithshme të marketingut të secilës kompani. Por, në cilën media duhet të fokusohemi më shumë? Ku janë më tepër aktivë klientët? Cila media do na jap më shumë rezultate?
Të gjitha këto pyetje nuk mund të kemi përgjigje fikse, secila varet nga lloji industrisë, nga qëllimi i vendosur apo nga audienca që duam të targetizojmë.
Por, përsëri është mjaft intriguese të kuptojmë se cili rrjet social po thyen çdo parashikim!
Për këtë arsye ne bëmë kërkimet përkatëse të konvertuara në shifra për të krijuar një ide më të llogjikshme. Rrjetet më të njohura sociale në mbarë botën, informacion i marrë në tetor 2018, sipas numrit të përdoruesve aktivë, rendit Facebook të parin me 2,20 Billion përdorues aktivë mujor, ku pasohet nga Youtube dhe What’s App (Suprizuese?!). Po prisnit që minimalisht në top 5 të ishte Instagrami? Por, Instagram renditet i gjashti, 800 milionë përdorues aktivë mujorë. (Prisni!)
Ne do e ngushtojmë pak rrethin dhe do bëjme një krahasim mids dy platformave më popullore (në terma të përgjithësuar). Një lojë midis Facebook vs. Instagram!
Një pikë e fortë për Instagram është se ajo ka përdoruesit më të angazhuar. Mesatarisht, përdoruesit e saj ndajnë më shumë se 95 milionë foto dhe video në ditë. Dhe këto postime japin një total prej rreth 4.2 miliardë pëlqime në një ditë të vetme. Ndërveprimi i kësaj audiencës me postimet është më i lartë se me postimet në Facebook. Përshembull, Marka e Victoria Secret’s në një postim në Instagram merr mesatarisht 283,030 like ndërsa në Facebook 2078 like.
Përveç normave të larta të angazhimit në platformë, vizitorët në Instagram qëndrojnë më gjatë. Ato shpenzojnë mesatarisht 192 sekonda në një profil. Më shumë se 3 minuta, më e lartë se shumë kanale të tjera të marketingut. Në fakt, vizitorët nga Instagram qëndrojnë 45% më shumë se vizitorët nga Facebook dhe 40% më shumë se vizitorët nga Twitter.
Nga ana tjetër Reklamat në Facebook kanë rezultate më të mira. Të ardhura nga reklamat përllogariten afërsisht 6.82 miliard dollarë. Reklama në Facebook ka një normë klikimi më të lartë prej 8.1x (desktop) ndërsa një CTR më të lartë prej 9.1x (klikime mobile).
Kur vjen puna për Reach, Facebook ka autoritet mbi Instagram. Jo vetëm që ka një bazë shumë më të madhe përdorimi, por gjithashtu ka pranim në shumicën e grupmoshave. Pra, do të keni një shans më të mirë në rritjen e dukshmërisë duke përdorur këtë platformë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse nuk po targeton një grup moshe të caktuar. Grupmosha më aktive që përdor Instagram është ajo e 18 – 25vjeç. Për këtë arsye trendet e reja përqafohen më tepër në Instagram. Kjo platformë gjithashtu u ka hapur një dritare të madhe dhe Marketing Influencers.
Zgjedhja e platformës së duhur varet nga ajo që kërkoni. Ju duhet të mendoni për qëllimet tuaja dhe për atë që dëshironi të arrini nga fushata. Përfitimet nga Facebook dhe Instagram janë shumë subjektive. Ajo që punon më mirë për ju, nuk mund të funksionojë aq mirë për një biznes tjetër. Por të dhënat sugjerojnë se Instagram mund të jetë një zgjedhje më e mirë për promovimin e biznesit tuaj dhe angazhimin me një audiencë. A jeni dakort?
Unë, nga eksperienca e këtyre viteve në rrjete sociale, rezultate më të suksesshme i kam arritur në Instagram! Na tregoni dhe ju se çfarë mendoni në komentet e mëposhtme.
Nga: Reni Dallaku