Fakte të Habitshme rreth kompanisë LinkedIn?!

LinkedIn është një rrjet social i projektuar posaçërisht për profesionistët e karrierës dhe biznesit . Mbi 65 milionë profesionistë përdorin LinkedIn për të kultivuar karrierën dhe bizneset e tyre. Ndryshe nga rrjetet e tjera shoqërore në të cilat mund të bëheni “miq” me të gjithë , LinkedIn ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve strategjike. Sa njerëz me të cilët lidheni është më pak e rëndësishme se sa me cilët lidheni. Në fakt, LinkedIn ndalon të tregoni numrin aktual të lidhjeve sapo të keni 500 sepse fokusohet në cilësi, jo sasi. LinkedIn ka anëtarë nga çdo industri dhe çdo vend.


LinkedIn është ideal për ndërtimin e lidhjeve për punë të pavarur,  për të krijuar një bazë konsumatorësh, partnerë të mundshëm, ose thjesht për të mbajtur perspektivat e punës tuaj të hapura.

Por si LinkedIn ndërvepron me profesionistët e tij brenda mureve të kompanisë?

“Ndryshimi i vendeve të punës mund të jetë një tranzicion i vështirë. Si një punonjës i ri të duhet të përshtasësh mënyrën  tënde të jetesës me filozofinë e kompanisë ku je punësuar. Fillimisht është e vështirë të krijosh lidhje të vërteta me kompaninë tënde të re, por muaji i parë në LinkedIn ka provuar se mund të bëhet. Këtu janë disa nga mënyrat e habitshme që më kanë bërë të ndihem mirë në shtëpi.-shprehet një i ri i sapopunësuar në kompani.

  • Një kompani e bazuar në vlera familjare.

Kur mendon të punosh në sektorin teknologjik, familja nuk është fjala e parë që të vjen ndërmend duke menduar dinamizmin e një industrie të tillë. Në bazë të LinkedIn qëndron balanca jetë-punë. Është dhe shumë më tepër se aq. Në vend të balancimit të rolit të punojësit dhe prindit kompania inkurajon punonjësit ti bashkojnë këto role për të arritur një produktivitet më të lartë. Hapësira e kompanisë është çdo ditë e mbushur me fëmijët e punonjësve të cilët ndajnë momente me prindërit e tyre duke krijuar një ambjent pune harmonik.

  • Të gjithë të bashkuar me CEO-n.

Çdo 2 javë punonjësit e LinkedIn nga e gjithë bota mblidhen së bashku në takimin e quajtur Të gjithë duart së bashku. Ky takim është i organizuar nga CEO-ja i tyre Jeff Weiner dhe është një takim ku flitet për ngjarjet aktuale, ndryshime të produktit, strategjitë e firmës, por dhe zbulimi i talenteve e reja brenda kompanisë LinkedIn. Ky takim, përveçse një takim ku diskutohen temat që prekin industrinë teknologjike, kthehet dhe në një takim miqësor.

  • ‘Dita e Investimeve’- Mundësia për të dhënë

Një herë në muaj LinkedIn i jep mundësinë punonjësve të saj të investojnë në komunitetet e tyre dhe tu bashkohen grupimeve vullnetare ku duan të marrin pjesë. Në LinkedIn kjo është quajtur ‘Dita e Investimeve’. Në ditë të tilla, punonjësit përveçse japin edhe marrin nga eksperiencat me njerëzit. Punonjësit, përveç donacioneve, japin dhe leksione mbi teknologjinë, zhvillimin e saj, produktet e LinkedIn. Gjithashtu i orientojnë drejt karrierës së tyre të mundshme. Ajo që ata përfitojnë është nje lloj tjetër ekperience, jo eksperiencë pune, por përjetime njerëzore.

Siç e përmendëm dhe në fillim të artikullit, rëndësia e account-it të LinkedIn-it për një biznes është e madhe, por duhet theksuar që kërkon dhe një menaxhim të mirë për të rezultuar efektiv. Këtë shërbim e ofron dhe kompania Agog Marketing, e specializuar në marketingun në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn) dhe në marketingun online.

Nga: Anjeza Çarhoshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *