
Fushatat më interesante të Shën Valentinit në Median Sociale
Dita e Shën Valentinit po afron. Një marketer i vërtetë duhet të jetë i zoti që këtë ditë ta shndërrojë në një event mjaft përfitues për të si dhe të dashur për publikun. Nëse ju keni një kompani por skeni menduar për një fushatë marketingu gjatë kësaj dite të shënuar atëherë ne po ju ndihmojmë me disa ide që mund ti përpunoni shumë shpejt.
Shumica e njoftimeve dhe e reklamave për ditën e Shën Valentinit janë të dala jashtë mode dhe tepër të konsumuara. Bazuar në artikullin e Richardson (2016) është bërë e zakonshme të shikosh gra që u bien të fikët nga trëndafilat e kuq që u janë bërë dhurat apo burra që kanë dilemën e përmasave të diamanteve që duan t’ju blenë partnereve.
Fatmirësisht disa reklamues patën disa ide që shkonin përtej përmasave të kutive në formë zemre me çokollata brënda. Lisa Lacy (2015) në artikullin e saj përmend Starbuck dhe WholeFimageFoods si dy kompanitë e tjera që jo vetëm sjellin cilësi në produkt, por gjithashtu lidhin edhe konsumatorët me njëri-tjetrin nën moton “Bëni pazar tek ne dhe njëkohësisht mund të gjeni edhe dashurinë e jetës tuaj”. Këto kompani si edhe shumë të tjera jo vetëm krijuan programe për të lidhur konsumatorët me njëri-tjetrin nëpërmjet videove, kartolinave apo takimeve, por sigurisht që përfshinë të gjithë klikuesit në rrjetet e tyre me qëllimin për ti kthyer në të ardhmen në konsumator.
Le ti shohim disa prej fushatave më interesante të marketingut, dedikuar Shën Valentinit bazuar në dy artikujt e mësipërm si dhe në artikullin e Wainwright (2013):
1.Kompania Evans Hunt për Shën Valentin. Kjo kompani reklamimi së fundmi ka hedhur në treg “ëmëlsirat e personalizuara” si një produkt për të gjithë klientët e saj. Këto janë ëmbëlsira sipas gustove dhe preferencave të klientëve me mbishkrime të ndryshme dhe sa më gazmore. Idetë më të mira mbi formën dhe përmbajtjen e ëmbëlsirave sigurisht u reklamuan për publikun e gjerë.
2. Kompania Dairy Queen me idenë e saj “Keku i Kupidit”. U bazua tek ankesat e grave lidhur me dhuratat për Shën Valentin, ndaj dhe motoja e kompanisë është: “Ne nuk duam bizhu të shtrenjta dhe luksoze, por një lugë për të ngrënë kekun me akullore”. “Dhe nëse luga vjen me një kuti të mëndafshtë, kujdes! Ne do humbim mënden fare”.
3. Një ide tjetër vjen nga kompania e Doritos që quhet “Trëndafilat e ketçup-it”. Asgjë nuk do ta shprehte më mirë dashurinë sesa një buqetë me patatina të shijshme dhe me ketçup të rregulluara në formën e trëndafilave. Ideja që na jepet nga Doritos nuk është vetëm romantike por edhe shumë e shijshme.
4. Kompania online Uber ofron gjatë kësaj dite një shërbim risi i cili mund të shfrytëzohet direkt nga celulari juaj. Të gjithë shoferët që janë pjesë e rrjetit Uber mund të marrin kërkesën nga ju nëpërmjet celuluarit dhe ta delegojnë atë tek personi ku dëshironi ju. Për shembull, nëse porosisni një tufë me lule, mundësohet që ju thjesht me nje klik në celular të bëni porosinë dhe dhurata juaj të dërgohet nëpërmjet shërbimit Uber.
5. Kompania Scribbler ka pasur idenë gjeniale për ofrimin e një shërbimi kartolinash të personalizuara. Duke shfrytëzuar blogun e saj, kompania ka pyetur audiencën se cili është përkufizimi i tyre për Dashurinë. Gjithsej këtu janë tre pyetje specifike dhe për t’ju përgjigjur mjafton të klikosh në blogun e kompanisë ose në Twitter. Fituesi do të shpërblehej me një iPad, ndërsa përgjigjet më frymëzuese do të hidheshin në librin elektronik të kompanisë për ditën e Shën Valentinit. Kjo ide jo vetëm zgjeron rrethin e audiencës së kompanisë por gjithashtu rrit numrin e klikimeve në faqe për një kohë të shkurtër.
6. Ford, kompania e madhe e autombilave zgjodhi që në një sezon të ShënValentinit të realizojë një fushatë më anë të një video ku tregon një shofere mjaft simpatike e cila fton djem të ndryshëm për një takim duke udhëtuar me shpejtësi në makinën Ford. Sigurisht kjo video në formën e kamerës së fshehtë pati shumë klikime. Ashtu si Ford edhe kompani të tjera si Pepsi, Wetsjet, Cartier, Oreo etj. patën ide të ngjajshme dhe punuan me video për të tërhequr audiencën.