
Guida për Targetimin e Audiencës së duhur në Rrjetet Sociale
Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë bizneset e vogla dhe të mesme është që hedhin produktin e tyre në treg pa e ditur se si ai duhet të shkojë tek klientët e tyre. Rrjetet sociale ofrojnë lehtësi në përdorim për këtë arsye përdoruesit e tyre rriten dita ditës duke e bërë edhe më të vështirë kategorizimin e tyre si edhe identifikimin.
Për të filluar një strategji shitjeje, pikë së pari duhet që marketerët profesionist të bëjnë një studim demografik të përdoruesve të mediave sociale. Juliana Weis-Roessler pohon se me një klikim në “Google”, marketerët mund të gjejnë studime të ndryshme mbi demografinë e përdoruesve dhe më të sugjerueshmet prej saj janë studimet e realizuara nga organizatat si ‘PewResearch dhe Bussines Insiders’, por kjo e fundit vlen më shumë për ata që synojnë tregun e huaj. Studimet pasi të jenë hulumtuar duhen integruar në platformat e shitjes duke u shoqëruar me pyetje që ndihmojnë më tej në proçesin e targetimit të audiencës.
Më specifikisht, në hartimin e startegjisë së një biznesi ju duhet të ndiqni këto hapa që çojnë drejt targetimit:
- Identifikoni audiencën tuaj ideale
Duhet që t’ja nisni që nga konsumatorët tuaj aktual. Krijoni një profil të tyre duke bërë këto pyetje:
- Çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen atyre?
- Çfarë platfromash ndjekin më tepër? Cila prej tyre nuk u duket e përshtatshme?
- Cili është stili i tyre i jetesës?
- Cilat janë vlerat mbi të cilat ata kanë ngritur jetesën e tyre?
- Sa i mbështet produkti juaj këto vlera?
Siç thotë menaxherja e insitutit “Search Influence” në ndihmë të bizneseve të vogla/të mesme, Alison Zeringue, aspekti psikodemografik i audiencës tuaj duhet të jetë një cilësi që merret patjetër parasysh për të bërë një targetim të saktë.
- Bëni një studim të grupmoshave
Sigurisht përpara se të integrosh një produkt në platformën e duhur, duhet të keni kuptuar se cilën grup moshë ajo targeton dhe cilën prej platformave sociale kjo grup moshtë përdor. Në një artikull të eClincher: Powerful Social Media Management Tool, tregohet një ndarje e përdorimit të platformave sociale sipas grupmoshave ku: ‘Facebook’ renditet si platforma e përdorur nga të gjithë; ‘Twitter’ përdoret nga një audiencë e re në moshë, por e arsimuar; ‘Intagram’ përsëri përdoret nga një audiencë e re në moshë, dhe ‘Linkedin’ gjen përdorim tek të rriturit e arsimuar dhe me punë të mirë. Duke ditur këto të dhëna, ju mund të targetoni audiencën tuaj në platformën e duhur duke përpiluar kështu edhe mesazhin që do i shkojë atyre.
- Përpiloni mesazhin e duhur tek audienca e duhur
Pasi të keni gjetur audiencën tuaj dhe platformën nga ku do ti targetoni, bëni hapin e fundit, por jo më pak të rëndësishmin: përpiloni mesazhin. Ky mesazh duhet të ketë përmbajtjen e atillë që të tërheqë vëmëndjen e audiencës dhe njëkohësisht duke fituar edhe besimin e tyre. Sigurisht, duhet që ju të përdorni fjalë që janë “të kohës” që kanë përdorur edhe kompanitë e tjera rivale.
Marketingu në median sociale kërkon kohë dhe angazhim serioz për të arritur audiencën e duhur, në platformën e duhur dhe me mesazhin e duhur. Nëse e bëni këtë, atëherë ju do përfundoni duke rritur influencën tuaj si edhe duke tërhequr konsumatorët potencial.