
Marketigu i Rrjeteve Sociale gjatë Stinës së Dimrit
Rrjetet Sociale po ndryshojnë vazhdimisht dhe tashmë janë bërë një kanal marketingu shumë i rëndësishëm për shkak të kohës së shumtë që njerzit shpenzojnë duke i përdorur. Programe dhe aplikacione të reja dalin dita ditës në ndihmë të të gjithë atyre që menaxhojnë marketingun në rrjetet sociale të një marke apo biznesi. Por çfarë ndodh me marketingun e mediave sociale gjatë stinës së dimrit ?
“Përdoruesit reagojnë dy herë më shpesh në postimet e Facebook kur bie shi,”deklaron në një postim Paul Schulze dhe titulli i referohej një studimi që kompania kishte kryer për të matur nëse ka pasur një korrelacion midis motit dhe sjelljes së përdoruesit kur ai ndjek mediat sociale. Në këtë artikull nuk mungonin as rezultate të tilla si më poshtë:
- Moti i keq sjell gjithmonë një rritje në përdorimin e rrjeteve sociale.
- Rrjetet sociale përdoren mesatarisht 42% më shpesh gjatë ditëve të vrenjtura
- Në fundjavë me shi, postimet marrin gati dy herë më shumë reagime (Pëlqime dhe Komente)
- Në dimër ka një dallim të qartë midis ditëve me diell dhe atyre me shi gjatë së cilave reagimet rriten me 39% .
Madje sipas Steve Olenski, mediat sociale ndikojnë edhe në sjelljen që një konsumator ka gjatë blerjes online. Në ketë mënyrë për t’jua thjeshtuar sa më shumë punën marketerëve të rrjeteve sociale, po ju parashtrojmë disa këshilla bazur në artikullin e Digital Visitor.
Fillimisht, përdorni të kaluarën si udhëzuesin tuaj. Kthehuni dhe shikoni, për shembull, postimet e 3 muajve të fundit në mediat sociale. Pastaj bëni një studim të vogël rreth motit gjatë atyre 3 muajve të kaluar dhe krahasoni nëse ka pasur rënie apo aktivizim më të lartë të përdoruesve të mediave sociale gjatë ditëve të ndryshme. Nëse zbuloni ndonjë lidhje të mundshme, kjo mund të nënkuptojë që marketingu i mediave tuaja sociale preket në një mënyrë ose në tjetrën nga moti.
Së dyti, krijoni një fushatë të veçantë qe lidhet me stinën e dimrit. Vende si Sllovenia, Republika Çeke dhe Polonia kanë drejtuar fushata të suksesshme për të treguar pse dimri është koha e përsosur e vitit për të vizituar këto vende. Pse të mos përdorni llogaritë tuaja të mediave sociale (Twitter, Facebook, Instagram, Linkedin etj.) për të treguar se destinacioni juaj i dimrit është më i miri dhe i ofron turistëve një eksperiencë të vërtetë të udhëtimit dimëror.
Rregulloni fushatat tuaja në përputhje me rrethanat. Testoni taktikat e ndryshme të postimeve bazuar në motin për të parë nëse ka pasur ndikim në shikueshmëri. Në këtë mënyrë marketerët e rrjeteve sociale duhe të kujdesen jo vetëm për përmbajtjen e postimeve të tyre, por edhe për kohen gjatë se cilës i postojnë ato.
Së fundmi, mbani gjithmonë parasysh se kush është audienca juaj. Cilës grupmoshe i intereson çfarë gjatë stinës së dimrit? Nëse jeni të përfshirë në e-commerce ndoshta do t’ju duhet të bëni marketingun e produkteve të cilat do të shiten në anën tjetër të globit, ndaj duhet të jeni koheret për kapriçot e motit në mbarë botën.