
Marketingu Tradicional vs. Marketingu Online!
Marketingu është një pjesë e domosdoshme e çdo biznesi dhe asnjë kompani nuk mund ta injorojë. Është një epokë ku një pjesë e madhe e njerëzve bëjnë transaksione online dhe një pjesë tjetër e popullsisë as nuk e di se si ta përdorë internetin. Kjo e bën shumë të vështirë për sipërmarrësin të vendosë se në cilin aspekt të marketingut duhet të përqendrohet: marketing online apo marketing tradicional.
Marketingu tradicional i referohet metodave konvencionale të marketingut që përdoren qëkur koncepti i reklamave apo i marketingut ka ekzistuar. Kryesisht përfshin: Gazeta, Radio, Televizion, Reklamat për billboard përgjatë rrugëve dhe autostradave, Revista, për promovimin e markës.
Çfare ofron marketingu tradicional?
- Ekspozim
Reklamimi në internet mund të rrisë shtrirjen dhe ekspozimin e markës suaj, por kjo nuk do të thotë që të gjithë klientët tuaj të ardhshëm janë online. Edhe pse shumica e konsumatorëve përdorin internetin për të gjetur një produkt ose shërbim, ende ka konsumatorë që ose nuk kanë qasje të menjëhershme në internet ose thjesht nuk janë aq të apasionuar pas teknologjisë.
2. Audienca të reja
Audiencat e medias masive janë të përhapura në një zonë të gjerë gjeografike dhe duke arritur një numër kaq të madh të tyre, marka juaj është e detyruar të shihet nga audienca të reja që nuk mund t’i keni vënë në shënjestër.
3. Është personal
Reklama tradicionale ndërvepron me konsumatorët në një nivel më personal. Njerëzit preferojnë ndërveprimin njerëzor dhe mbështesin marrëdhëniet në të gjitha aspektet e jetës.
4. Prekshmëri
Artikujt e prekshëmjanë mënyra më e mirë për ta sjellë markën tuaj tek konsumatori.
Përballë Marketingut Tradicional, sot qëndron marketingu online, metoda më e re e marketingut në rang global. Me gjetjen e aplikimeve të internetiti dhe përfitimeve të tij në çdo aspekt të jetës, edhe marketingu ka arritur që jo vetëm të krijojë vetëdije ose të promovojë markat, por edhe t’u japë atyre një platformë globale për të arritur një bazë më të gjerë të konsumatorëve. Ai përfshin: Rrjetet e biznesit si LinkedIn, Faqet e mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter, Email marketing, Reklama të sponcorizuara, Blogs, Fushata Online në platformën Google etj…
Çfarë ofron marketingu online?
1. Kosto e ulët
Reklamimi përmes internetit është mjaft i përballueshëm. Kjo do të thotë pjesë më e madhe e buxhetit për të rritur biznesin tuaj.
2. Rezultat në kohë reale
Me marketingun online ju i merrni përgjigjet shpejt dhe mund të matni dhe shikoni çdo gjë që nga numri i vizitorëve, norma e konvertimit, periudha me qarkullimin më të madh të ditës si dhe reagimet e konsumatorëve mbi produktin apo shërbimin.
3. Zhvillimi i markës
Mund të shfaqësh reklama ose të promovosh markën tënde sa herë që dëshiron me ndihmën e një faqe nëmediat sociale osenëblogun tënd. Kjo ndihmon për të ndërtuar një imazh të markës tuaj në mënyrë konsistente.
4. Ekspozim i gjërë
Marketingu online ka aftësinë për të arritur në një popullsi të gjerë, madje edhe në të gjithë botën, por njëkohësisht dhe të filtruar mirë.
Marketingu online punon si një reaksion zinxhir që ju jep audiencë më të re dhe ju fiton një klient më të ri me çdo nanosekond që kalon.
A mendoni që në vitet në vazhdim diferencat mes marketingut tradicional dhe online do thellohen?
Nga: Anjeza Çarhoshi