
5 Mёnyrat si tё aplikojmё Marketingun Politik
Meqё ethet e periudhёs zgjedhore i lam pas, menduam tё bёjmё njё artikull pёr fushatat politike. Sapo shfaqet njё deklaratё e krerёve politik nё kanalet tradicionale tё komunikimit, siç janё televizionet, tё gjithё rendim nё platformat sociale pёr tё vёrtetuar nёse ёshtё e vёrtetё. Tashmё opinionet e politikanёve vijnё tek ne tё pa cёnuara nga interpretimet e ndёrmjetёsve tё tjerё, mjafton tё kontrollojmё profilin zyrtar tё Edi Ramёs, Lulzim Bashёs, Ilir Metёs apo kujtdo tjetёr nё Facebook, Twitter etj.
Termi Marketing Politik ёshtё njё term relativisht i ri qё ka ardhur duke evoluar. Mё tepёr dominant ky term ka qёnё gjatё shekullit XX, kur u kuptua qё reklamat kishin ndikim tё madh nё jetёt dhe vendimet e njerёzve. Ende sot ne jetojmё nё njё botё tё dominuar nga marketingu, ku çdo gjё reklamohet me imazh dhe pritet qё tё kёtё influencё pasi ёshtё pёrçuar tek njё audiencё e madhe. Ashtu si produketet qё shiten mё shumё kur komunikohen, ashtu edhe idetё dhe ideologjitё kanё mё sukses dhe marrin mё tepёr vota nёse u bёhet prezantimi i duhur dhe reklamohen sipas rregullave qё dominojnё marketingun si: analiza, zhvillimi, aplikimi dhe menaxhimi. Sipas Prof. Dr. Fatmir Memaj nё artikullin “Impakti i Marketingut Politik mbi sjelljen e elektoratit Rinor” arsyet pёrse sot shumё teoricien kёmbёngulin qё marketingu politik tё aplikohet gjatё fushatave elektorale janё:
- Sepse marketingu pёrfaqёson njё forcё qё pёrmbush nevojat dhe kёrkesat e elektoratit dhe kjo i shёrben aktorёve politik;
- Marketingu politik vepron si njё kёrkesё e shoqёrisё e bazur mbi kushte ekonomike si konkurrenca.
- Sot shoqёria dhe elektorati vepron nё njё botё tё bazuar mbi marketingun dhe pret politika tё lidhura mё marketingun.
Por le ta shohim edhe mё gjёrё, sesi marketing politik ndikoi nё reultatet e zgjedhjeve nё Amerikё sipas Tom Murse. Pikё sё pari, platformant sociale janё vendi ku mund tё krijohet kontakt i drejtpёrdrejtё me audiencёn dhe politikanёt mund t’i flasin publikut aty me foto, imazhe apo fjalime e video. Gjithashtu, shumё video tё fushatave elektorale i referohen YouTube-it duke eleminuar shfaqjen e tyre nё ekranin e televizionit, i cili kushton shumё. Media sociale jep mundёsinё qё pasi tё kesh hedhur njё video apo imazh, kjo e fundit tё bёhet virale falё shpёrndarjes nga elektorati, kundrejt asnjё pagese. Gjithashtu media sociale tёrheq elektorat tё ri sepse audienca qё pёrdor Facebook, Instagram, etj. janё breza tё rinj, tё cilёt e shfrytёzojnё atё si burim informimi.
Tani le tё shohim cilat janё disa nga sugjerimet mbi tё cilat duhen bazuar fushatat elektorale dhe ato sociale nё platformat online sipas artikullit nga InterMarkets:
- Pёrmbajtja e fushatёs tё jetё sa mё e qartё dhe e pёrmbledhur duke pasur kujdes pёr tё mos u bёrё pёrsёritёse me tё tjerat. Kёtu mund tё eksperimentohet me gjёra tё reja, por duke mos dalё nga tema kryesore.
- Jini aktiv nё median sociale gjatё fushatёs sepse kjo krijon idenё se ju jeni i pёrgjegjshёm dhe i ndjeshёm ndaj situatёs.
- Kujdes qё mesazhet qё shpёrndan nёpёr platfromat e ndryshme, tё jenё tё pёrshtatura me platformёn ku prezantohen
- Dёgjoje elektoratin tёnd dhe atё çka kanё ata pёr tё tё thёnё, nё vend qё vetёm tё shpёrndash idetё e tua
- Pёrdor imazhet sepse sot jetohet nё njё shoqёri ku imazhi flet sa 1000 fjalё!
Realizimi i njё fushate online kёrkon kohёn e saj pёr kёtё arsye duhet qё t’i jepet rёndёsia e duhur si dhe koha qё kёrkon sepse audienca mё e madhe sot ndodhet aty.