
“Millennial Generation” në Rrjetet Sociale!
“Milennial Generation” (Mijëvjeçarët), janë ata individë të lindur në vitet 1980 dhe 2000 të cilët përbëjnë 25% të popullsisë së botës, sipas bazës së të dhënave ndërkombëtare të Bursës së SHBA.
Millennials janë gjithashtu gjenerata e parë e vërtetë dixhitale. Ky brez u rrit me pajisje teknologjike të cilat ishin (dhe janë) në zhvillim gjithmonë apo në faqe të ndryshme interneti. Padyshim ata janë disa prej adoptuesve më të hershëm të teknologjisë së re.
Stafi i AGOG Marketing përbëhët vetëm nga kjo gjeneratë. Gjithashtu kjo është dhe audienca më aktive me të cilën ne komunikojmë përgjithësisht.
Atëherë le të lexojmë disa fakte interesante rreth nesh, Millennial Generation, në rrjetet sociale. Do kuptojmë rëndësinë dhe peshën që ne kemi në vazhdimësinë dhe suksesin e mjaft markave globale dhe jo vetëm.
Sipas raportit Total Retail nga PWC (PricewaterhouseCoopers), Millennials janë në internet edhe kur ndodhen thjeshtë në një dyqan. Ky anketim përfshinte 23,000 blerës nga e gjithë bota. Nga 73% e të anketuarve, të cilët thanë se qëndrojnë online, 42% ishin Millennials. Të gjitha grupet e tjera të moshave përbëjnë pjesën e mbetur prej 31%.
Ndërsa në një tjetër anketë nga Accenture, rezultoi që Millennials shpenzojnë rreth 600 miliardë dollarë çdo vit, dhe deri në vitin 2020 kjo shumë pritet të rritet në 1.4 trilionë dollarë, ose 30% të totalit të shitjeve me pakicë.
Arsye mjaftueshëm e konsiderueshme që marka të ndryshme të harxhojnë aq shumë kohë dhe përpjekje për të lidhur këtë brez me brand-et e tyre në mediat sociale.
Por si ta mund ta arrini këtë gjë? Ja cilat janë disa arsye të cilat tërheqin vëmendjen e Millennials në internet:
Fotot e bukura dhe komunitetet e angazhuara janë ato që Millennials kërkojnë nga faqet e tyre të preferuara.
- 59% e Millennials thanë se faqet e tyre të preferuara përdorin grafikë mahnitës.
- 57% e tyre thanë se faqet e preferuara kanë përmbajtje të shkurtër, të shkruara pastër.
- 58% thanë se faqet e internetit më të mira kanë të angazhuar komunitetet e ndjekësve, fansave, ku shkëmbëjnë dhe ndajnë eksperiencat personale.
- 76% thanë se faqet e tyre të preferuara kanë përmbajtje të thjeshtë për t’u kuptuar.
Faktorë të tjerë që konsiderohen nga Millennials kur vizitojnë faqet në internet përfshijnë:
- Përmbajtje të besueshme dhe të saktë
- Përmbajtje e drejtpërdrejtë, e paanshme
- Pikëpamje të shumëfishta
- Informacion mbi karrierën
- Citime nga autorë të mëdhenj, influencers dhe marka
Millennials janë një nga audiencat më unike dhe më të dallueshme në internet. Për ne është një fakt i veçantë dhe i bukur të qenurit pjesë e kësaj gjenerate. Po ju Millennials e tjerë si ndiheni rreth këtij fakti?
Nga: Reni Dallaku