Mjaft me Deklaratat Standarte për Fundvitin në Mediat Sociale!

Ky artikull është një përmbledhje e shprehjeve dhe urimeve ‘cliché’ që dominojnë festat e fundvitit. Duncan (2016) i konsideron këto deklarata si të parashikueshme. Për këtë arsye ai mendon se këto lloj deklaratash bëjnë që momentet e para të janarit të mos jenë të këndshme nëse kalohen në median sociale. Nëse vërtet dëshironi të nisni një tjetër vit me mbarësi, atëherë shmangini këto zakone të përvitshme që pavarësisht vitit të ri, mbeten po të njëjta.

Ato që kemi shkëputur nga lista e Duncan (2016) janë:

  1. “Vit i ri, vete e re!”
  2. “Viti 2017 do të jetë viti im.”
  3. Postuar në orën 23:59 – “Shihemi vitin tjetër!”
  4. Postuar në 00:01 – “Më kujtohet viti 2016 si të ishte dje.”

Megjithatë, ne në Shqipëri kemi listën tonë, por le të themi vetëm për një nga përjetimet e çdo viti, dhe kjo vlen dhe për mediat sociale dhe jashtë saj: “Mesazhet standarte dhe masive që po kthehen në SPAM!” Hej, si ndjeheni ju kur ju vijnë e-maile dhe mesazhe standarte nga organizata dhe kompani të ndryshme që ju drejtohen me Z./Znj. pa emër? Me miqtë dhe me këdo tjetër ose kemi një marrëdhënie të vërtetë dhe të veçantë me gjithësecilin, ose s’kemi asgjë me asnjërin. Përkujdesja nuk tregohet duke dërguar një urim për të gjithë!

Ashtu sikurse shprehet edhe Lilach Bullocks: “Mos shkruaj gjepura nëse nuk di çfarë të shkruash! Është kaq e thjeshtë!”

A ndani të njëjtin mendim me ne? Hapësira e komenteve është e gjitha për ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *