Ndryshimet në format e blerjes `Online`

Në ditët e sotme flitet për termin “terapi duke bërë shopping” duke krijuar kështu idenë se blerjet e produkteve të ndryshme bëhen për arsye argëtuese më tepër sesa për domosdoshmëri.

Duke lënë mënjanë steriotipat, bërja e “shopping” sot konsiderohet si një formë argëtimi jo vetëm për femra por edhe për meshkuj. Sigurisht, edhe mundësitë për të blerë produkte kanë pasur rritje dhe variueshmëri.

Forma e re e të blerit në shoqërinë e internetit është ajo online. Sipas një artikulli nga Tom Worstall, ndryshimi dhe inovacioni në teknologji ka ecur në dëm të interesave të bizneseve të vogla/të mesme. Ai flet për falimentimin e “High Street” në Britani për arsye sepse shumë biznese po i referohen formave të të shiturit online dhe kjo bën që ato të humbin kontaktin e drejtpërdrejt me publikun e për pasojë të kthehen në shitës “anonim” të produkteve të tyre në këtë treg të gjerë dhe të variueshëm. Jo vetëm Tom Warstall , por edhe shumë studiues të tjerë të marketingut pohojnë se shitjet online po shkatërrojnë këto biznese duke u dëmtuar fillimisht identitetin e më pas duke j’a lënë fatin e tyre në dorë konkurrencës së ashpër në treg.

Këtë ide mbështet edhe Jeniffer Evans-Cowley. Ajo thekson se ndryshimet e formave të të shiturit duke kaluar nga qëndrat tregtare tek dyqanet online kërkojnë edhe ndryshimin e vendit ku shitet. Si pasojë, shumë dyqane janë zhdukur, duke filluar me ato që shisnin libra, lodra si dhe paisje elektronike e më pas këto u ndoqën nga dyqanet e veshjeve. Jesica Schiffer shkon edhe më tej më artikullin e saj “Why Online Shopping Will never Replace the Mall” duke referuar të dhëna konkrete lidhur me suksesin e blerjeve online dhe dështimin e avashtë të dyqaneve nëpër qëndrat tregëtare. Anonimati i shitjeve online po shkatërron bizneset e vogla e të mesme dhe është vlerësuar se nisur që nga sot deri 10 vite më pas rreth 15% të qendrave tregtare do të mbyllen.

E ardhmja i përket blerjeve online por duket se dyqaneve të këtij formati u mungon diçka. Kur njerëzit shkojnë të bëjnë pazare nuk priren vetëm të shkojnë për të marrë atë që u nevojitet, por kërkojnë të marrin më tepër ndjesi se aq. Ata shkojnë për të ecur mes dyqaneve që ofrojnë marka të ndryshme, të pijnë një kafe apo edhe të bëjnë një xhiro duke parë kështu edhe tendencat më të fundit. Megjithë lehtësitë që blerjet online i ofrojnë publikut, ajo çka blerësit kërkojnë shkon përtej një kompjuteri dhe një kliku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *