
Një superhero për Facebook-un tuaj!
Lejoni një superhero t’ju ndihmojë të menaxhoni Facebook-un tuaj!
Çfarë është Publer? Keni dëgjuar më parë të flitet për Publer!
Ato që janë përdorues kuriozë dhe të angazhuar të rrjeteve sociale, për më teper në platformën Facebook, janë mjatueshëm të familjarizuar me të!
Publer është një Superhero virtual! Ai nuk i shpëton jetët si Superheronjtë e tjerë, por ai do t’ju shpëtojë nga koha që kaloni në Facebook.
Mund të programoni gjithçka duke reduktuar kohën që postimet e përditshme ju marrin. Programoni postimet me shumë foto, albume, video dhe oferta kudo në Facebook, duke përfshirë Profilet, Faqet, Grupet dhe Ngjarjet me Publerin!
Si punon Publer?
Ajo mund të quhet superfuqi në kuptimin që u siguron përdoruesve gjithçka që kanë nevojë, kur kanë nevojë për të.
Publer lejon përdoruesit të skedulojnë oraret për çdo gjë, kudo në Facebook. Ju as nuk duhet të jeni në Facebook gjatë gjithë kohës. Sistemi funksionon për ju.
Publer gjen kohën më të afërt nga koha aktuale bazuar në konfigurimin e dhënë. Sistemi pastaj kontrollon nëse ka ndonjë postim të planifikuar. Për faqet e Facebook, Publer kërkon për postimet e programuara të administratorëve, ndërsa për Grupet, Ngjarjet dhe Profilet, sistemi kërkon raporte të planifikuara nga përdoruesit.
Për të gjithë ato që janë Admin të shumë faqeve, administojnë profile biznesi apo me përmbajtje të tjera, Publer do bëhet miku juaj më i mirë.
Nëpërmjet vendosjes automatike të logove në imazhe, Bulk Scheduling dhe shumë superfuqive të tjera, do ta bëjnë jetën tuaj të Admin-it shumë më të lehtë!
Nga: Reni Dallaku