Open Source Conference Albania

Kjo është një ftesë për të gjithë entuziastët e Open Source që të na bashkohen në Tiranë për edicionin e 6 të Open Source Conference Albania që do të mbahet më 18 dhe 19 maj.

Konferenca e parë ndërkombëtare e këtij lloji në Shqipëri, do të mbahet për të gjashtin vit radhazi, për të promovuar‘software freedom’, ‘open source software’, ‘online privacy’, ‘free culture’ dhe ‘open knowledge’, në nivel lokal dhe në Rajon.

Ashtu si në edicionet e mëparshme, konferenca premton të mbledhë folës nga vende dhe komunitete të ndryshme, për të ndarë njohuritë dhe për të shkëmbyer ide mbi interesat tona të përbashkëta: ‘teknologji të hapura’ dhe ‘të dhëna të hapura’. Konferenca pritet të ketë një shumëllojshmëri bisedimesh dhe prezantimesh, ‘workshope’ dhe stenda informacioni në të dy ditët, nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Mozilla, LibreOffice, Wikipedia, openSUSE, phpList, Nextcloud, janë vetëm disa nga projektet që OSCAL mirëpret çdo vit dhe pjesëmarrësit mund të njihen më mirë.

E dimë që ju e ndiqni blogun tonë sepse dëshironi të dini më shumë rreth marketingut online, por nisur nga skandalet e fundit të Facebook, dhe frikës që Google është duke gjurmuar dhe keqpërdorur çdo veprim tonin online, AGOG Marketing vendosi të mbështesë në mënyrë modeste këtë konferencë. Qëllimi ynë është që të ftojmë të gjithë të interesuarit të informohen më tej rreth Open Source dhe programeve të ndyrshme që ruajnë privatësinë dhe janë zëvendësues të aplikacioneve që ne i përdorim tashmë si Slack, Whatsapp etj.

Tema e sivjetme është ‘ETHICAL TECH’. Makinat pa shoferë, inteligjenca artificiale, asistentë personalë, algoritme, ekonomia e pushtetit të fuqizuar nga aplikacionet dhe luftërat që luftuan me dronë dhe robotë u prezantuan si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë. E kundërta ndodh! Rrjetet sociale tani po ndikojnë në zgjedhjet dhe demokracitë, ‘gadgets’ automatizojnë shtëpitë tona duke na spiunuar. Sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme, platformat dhe aplikacionet ‘cool’ tashmë kanë krijuar një brez të të rinjve që luftojnë për mbijetesën e tyre financiare si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në ‘gig economy’. Këtë vit ne reflektojmë për atë që kemi nevojë për teknologjinë tonë. Ne besojmë se një mënyrë drejt këtij realiteti të ri dhe më të mirë është përdorimi i mjeteve FREE & Open Source! Ky edicion i OSCAL është një thirrje për të reflektuar mbi atë që ne vërtetë kemi nevojë. Le të vendosim midis “teknologjisë më të mirë” dhe “teknologjisë etike” që punon për ne, jo kundër nesh! I tronditur nga tema e nxehtë? Bëhu pjesë e edicionit të këtij viti duke aplikuar këtu!  Gjithkush gjithnjë në kontakt me teknologjinë kualifikohet për të ardhur dhe për të ndarë përvojën e tyre me ne 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *