
Oraret më të mira për të Postuar gjatë Festave dhe jo Vetëm
Në marketing ka vend edhe për intuitën, por kurrsesi statistikat s’duhet të neglizhohen! Për këtë arsye ne kemi bërë një përmbledhje të orareve më të përshtatshme për të postuar në 5 Mediat Sociale kryesore si: Twitter, Facebook, Linkedin, Instagram dhe Pinterest. Megjithatë artikuj të ndryshëm paraqesin zgjidhje të ndryshme, kjo në varësi të qëllimit dhe të periudhës së vitit. Për të dhënë një informacion më të plotë ne kemi bërë një ndarje midis orareve dhe ditëve që janë të përshtatshme për periudhën e festave dhe për ditët e zakonshme.