Përdorimi i Mediave Sociale gjatë Festave

Përveç rëndësisë së zakonshme që mediat sociale kanë për bizneset e vogla dhe të mesme, mund të themi që kjo rëndësi është akoma më e madhe në raste festash. Periudha e festave të fundvitit është ajo në të cilën sipas Virgillito (2014), njerëzit janë të prirur të shpenzojnë më shumë për veten e tyre dhe të tjerët, si dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj kauzave sociale. Nga ana tjetër është periudhë festash dhe në mënyrë apsolute nuk duhet të bëhemi agresiv në fushatat tona në mediat sociale dhe të orientohemi 100% nga shitjet afatshkurtra, ato do të gjenerohen vetë natyrshëm.

Është shumë e rëndësishme që paraqitja e përgjithshme e faqeve tuaja në mediat sociale të reflektojë festat në elementë të ndryshëm si: imazhi i kopertinës, krijimi i një video urimi e të tjera. Sipas Hutchinson (2015), planifikimi për periudhën e festave të fundvitit duhet të fillojë që në muajin gusht, pra 4-5 muaj më përpara. Ky planifikim duhet të përfshijë çdo element të mediave sociale, duke nisur nga fushatat/ujlet e deri tek grafikat që do të përdoren. Duam të theksojmë se janë të vlefshme për të gjithë përiudhën e vitit, por ato marrin vlerë të veçantë gjatë festave të fundvitit ku konkurenca për vëmendjen e audiencës është edhe më e madhe.

Ato që ky autor na sugjeron ndër të tjera janë: të përmirësojmë paraqitjen ‘mobile’, shpërndarja e buxhetit në mënyrë strategjike, testimi që më parë i mënyrave të promovimit dhe përgatitja e një katalogu produktesh apo shërbimesh ekas për shitjet online dhe në mediat sociale. Më tej ajo që këshillohet është trupëzimi i butonave që të drejtojnë në Facebook apo të tjera rrjete sociale, nga blogu apo web-i juaj. Nëse website juaj ka trafik të lartë, është mirë që të llogarisni numrin e personave që janë bërë fansat tuaj fal kësaj ndërlidhjeje.

Virgillito (2014) na këshillon që të hartojmë strategji krijuese në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e audiencës, ta argëtosh atë dhe madje të nxisësh blerjen impulsive. Përsa i përket kësaj të fundit, varet thellësisht nga lloji i produktit dhe shërbimit (askush nuk do të blinte një frigorifer në mënyrë impulsive). Mjetet e sugjeruara për të arritur sa më sipër janë: konkurset, kuponat, targetimi i disa audiencave të veçanta, thirrjet për veprim, donacionet e të tjera.

Së fundmi, pavarësisht se ishte fundviti, nuk ishte dhe fundi i marrëdhënies me audiencën në mediat sociale. Angazhimi me ta duhet të vazhdojë sistematikisht edhe pas festave. Nëse marrëdhëniet e krijuara gjatë fushatave nuk ruhen për tu thelluar në vitin pasardhës, investimi ynë do të shkojë dëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *