
Përdoruesit e Snapchat nuk janë të kënaqur!
Për një periudhë shumë të shpejt Snpachat, platforma e re e medias sociale, u bë mjaft popullore dhe e përdorur gjerësisht.
Për lehtësitë dhe fleksibilitetin në komunikimin online, kjo platformë bëri për vete shumë të rinj.
Ajo çka i dha mjaft viralitet dhe rriti numrin e përdoruesëve ishin pikërisht bisedat me foto të përditshme ku dhe si një matës apo stimul i vazhdueshmërisë së këtij bisedimi foto me foto, ishin edhe Snapstreaks.
Ndryshime të Snapchat jemi mësuar të shohim çdo ditë, me efektet e reja, por ndryshimi i fundit që kompania e madhe bëri ishte mjaft drastik dhe ndikoi shumë te përdoruesit aktivë.
Snapchat shtroi një përditësim të ri plot me dizajne dhe veçori të reja këtë javë, por përdoruesit nuk duken shumë të kënaqur për ndryshimet.
Jeni dhe ju pjesë e këtij grupi?
Si fillim ky ndryshim u projektua në UK, Kanada dhe Australi për rreth një muaj. Ishte një provë që Snapchat donte të maste efektivitetin dhe shkallën e reagueshmërisë.
Nga statistika 83% I totalit të 1,941 Review kanë qen me një ose dy yje.
Këto shifrat të larta të mos pëlqimit bënë që njerëzit të ishin të qetë dhe të mos prisnin asnjë ndryshim, por menaxherët e Snapchat vendosën që platforma të azhornohej për përdoruesit në gjithë botën. Dhe këtu nis një kaos i madh!
Ndryshimi konsiston në seksioni e miqve, ana e majtë, tani përmban snaps, mesazhe të drejtpërdrejta dhe biseda në grup. Të gjitha në një faqe në krahasim me ato të ndara si më parë. Dhe për të menaxhuar historitë tuaja, tani duhet të prekni logon Snapchat për të hyrë në kamera dhe për të parë shikimet e në të historitë e postuara apo për ti fshirë ato.
Story-et nuk janë më të renditura kronologjikisht. Në vend të kësaj ata renditen në bazë të ndërveprimeve tuaja më të fundit.
Kjo sjell shumë konfuzitet dhe rëndësia e Snapstreak po ashtu bie ndjeshëm. Janë të pakët ato që duan të shohin në seksionin e mesazheve të tyre postimet e personave me të cilët nuk kanë hapur një bisedë.
Ndryshim tjetër, në anën e djathtë, aty ku të gjithë ne mund të shihnim dhe publikonim. Kjo gjë tani nuk është e mundur pasi të vetmit që mund të shohim në këtë seksion janë postimet e “personave publikë”. Pak e ngjashme me pjesën e Search në Instagram.
Shumë nga përdoruesit mbetën të zhgënyjer. Disa thanë se e urrenin atë, duke reaguar me GIF dhe emojis apo postime të tilla si “Duam Snapchat-in e dikurshëm” apo “RIP SNAP 2011-2017” të cilat u bënë mjaft virale, duke treguar kështu gjerësisht shenja të larta pakënaqësie.
A do reagojë Snapchat?
Mbetet të presim në muajt në vazhdim a do ketë ndryshime të tjera. Shpresojmë përmisuese! Por një gjë mbetet e sigurtë, një arsye e përdorimit masiv ishin snapstreak, dhe nëse rëndësia e tyre ulet, atëher numri i përdoruesve do të shkojë po në këtë linjë.
Sugjerimi im: Snapchat, jepini përdoruesve tuaj atë që ata duan!
Nga: Reni Dallaku