Periudha holly – jolly në rrjetet sociale!

Jemi në dhjetor, që do të thotë se audienca juaj po përgatitet për pushime të ngrohta. Përgatiten për shumë kohë familjare, për të shijuar motin e dimrit ose blerjen e dhuratave, pra njerëzit janë të zënë. Me kaq shumë kompani që garojnë për vëmendjen e publikut tuaj, është e rëndësishme që ju të goditni njerëzit me mesazhe të mençura. Kjo fillon me hartimin e një përmbajtje strategjike marketing.

Periudha festive para dhe pas Krishtlindjeve (dhjetori) është pikërisht koha gjatë së cilës ju duhet të jeni më aktiv se kurrë. Një numër i madh njerëzish janë jashtë punës. Ekziston shumë më tepër mundësia e shfletimit online, se sa gjatë një jave normale pune.

Pavarësisht llojit të biznesit, ka shumë vlerë dhe konsiderim që ju të keni një mesazh festiv për të shpërndarë rreth kësaj periudhe. Nëse mund të inkorporoni humor ose të inkurajoni konsumatorët që të postojnë përditësime dhe fotografi nga përvojat e tyre të Krishtlindjeve, atëherë kjo mund të rrisë ndjeshëm ndikimin e mesazhit tuaj dhe të krijojë ndërveprime të vlefshme – veçanërisht duke menduar se sa shumë njerëz mund të jenë të lodhur dhe shumë të mbushur me gjeldeti! Çfarë tjetër mund të bëjnë përveç se të ulen dhe të skanojnë mediat e tyre sociale?!

Organizoni një konkurs online! Është muaji i dhuratave! A nuk meritojnë ndjekësit tuaj besnik një shpërblim të vogël në këtë fundvit?! Pavarësisht dhuratave, organizoni një konkurs në rrjete sociale duke angazhuar sa më shumë ndjekës dhe duke rritur shikueshmërinë e faqes suaj gjatë festave. Apo pse jo, një event!

Mot i ftohtë gjatë gjithë muajit, për fat të keq! Por, nuk ka asgjë që i bashkon njerëzit si temperatura nën zero. Ndani një recetë për një pjatë të ngrohtë! Jepni ide për gjëra zbavitëse për të bërë në ambiente të mbyllura kur godet moti i ftohtë. Ndaj këshilla të mira për mbijetesën e dimrit. Kjo mund të jetë çdo gjë nga këshillat e mirëmbajtjes së makinave deri në këshilla për mënyrën e veshjeve.

Po ju, a keni menduar strategjinë që do përdorni në mediat sociale gjatë festave të fundvitit? Nëse akoma jo, atëherë nxitoni!

Nga: Reni Dallaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *