
Përse është i Rëndësishëm roli Marketerit në kompani?!
Të menaxhosh rrjetet sociale, mendojmë që është një punë e lehtë. Ky mendim lidhet me faktin se kushdo zotëron profile në Instagram, Facebook apo LinkedIn dhe i azhornojnë në mënyrë individuale. Si shumë kush nga ne! Por të menaxhosh profilin e një kompanie nuk është diçka e thjeshtë dhe e mundshme nga të gjithë. Arsyet e këtij pohimi dhe gjithashtu të faktit të domosdoshmërisë të një marketeri në një firmë do i listoj si më poshtë.Së pari duhet të bëjmë diferencën e të postuarit foto apo statuse dhe të menaxhuarit një profil social. Të menaxhosh një profil biznesi, nevojiten njohuri dhe informacione.
Një marketer i specializuar në median sociale para së gjithash, bën një analizë të faktorëve ndikues në veprimtarinë e firmës. Në varësi të tyre, si përshembull, matja e audiences, kategorizimi i saj apo statistikat e orareve, ai krijon një plan ecurie në rrjetin e përcaktuar.
Nuk mund të njëtrajtësohen analizat nga Facebook, për Instagramin dhe e anasjellta. Pra çdo rrjet social ka statistikat dhe veçorite e tij.
Mendoni që keni një material të mirë dhe përse mos ta postoni në profilin tuaj?! Kjo nuk ndodh me një kompani! Ose më saktë nuk duhet të ndodhë! Oraret janë të përcaktuara nga marketeri i cili tashmë ka informacione, pas studimit të bërë, për oraret e përshtatshme, dhe atëherë postimi skedulohet. E kundërta e menaxhimit individual.
Dhe numrat do dëshifrohen tërësisht ndryshe. Nëse pronar i biznesit mendon se mund të bëjë “follow” një numër të madh njërëzish, dhe si rrjedhojë të gjenerojë një numër të konsiderueshëm pëlqimesh, e ka gabim! Targetizimi është një proçes i mirë menduar nga marketeri. Një audiencë që pret foto të natyrës, nuk do pëlqejë të shikojë foto të një zyre. Numri i pëlqimeve do ishte i ulët pikërisht nga ky gabim i bërë gjatë një menaxhim individual, jo të studiuar, të rrjetit social.
Pra është esenciale, e padiskutueshme dhe e tërësisht e nevojshme, pozicioni i marketerit apo specialistit të medias sociale në nje kompani, pasi e gjithë figura dhe imazhi i saj pasqyrohet në këto kanale komunikimi viral.
Mendimet e publikut krijohen dhe vendimet e tij merren, për kompaninë e caktuar, qoftë e specializuar në produkte apo shërbime, pikërisht nga kjo prezencë online që i parashtrohet në formën e postimeve dhe fotove kaq minimaliste në pamje të parë, por mjaft influencuese dhe vendimtare në vazhdimësinë e kompanisë.
Nga: Reni Dallaku