
Prezenca e kompanisë suaj online
Shkalla në të cilën zhvillohet teknologjia është e pabesueshme, çdo ditë sjell një sfidë dhe mundësi të re. Dhe cila është industria e vetme që është në sinkron me këto trende? Marketingu Online.
Kjo industri në mënyre të vazhdueshme apdatohet me strategji të reja, praktika të reja kështu që marketerët duhet të jenë gjithmonë të informuar me çdo risi dhe ndryshim që ndodh në botë. Dhe pikërisht mënyrat se si këto risi shpërndahen mundësojnë një larmi punësh dhe mjetesh, të tilla si Email Marketing, SEM, SEO, Specialist i Rrjeteve Sociale, Web Analytics, Mobile Marketing etj…
Të menaxhosh rrjetet sociale, mendojmë që është një punë e lehtë. Ky mendim lidhet me faktin se kushdo zotëron profile në Instagram, Facebook apo LinkedIn dhe i azhornojnë në mënyrë individuale. Si shumë kush nga ne! Por të menaxhosh profilin e një kompanie nuk është diçka e thjeshtë dhe e mundshme nga të gjithë. Një marketer i specializuar në median sociale bën një analizë të faktorëve ndikues në veprimtarinë e firmës: matja e audiences, kategorizimi i saj, statistikat e orareve, një plan ecurie në rrjetin e përcaktuar.
AGOG Marketing është një kompani marketingu e lokalizuar në Tiranë, e cila ka përshtatur të gjitha këto koncepte dhe strategji nga jashtë, në tregun Shqipëtar. E specializuar në Median Sociale, AGOG, krijon një prezencë të fuqishme online për kompaninë tuaj, duke përfshirë rrjetet sociale dhe motorrin më të madh të kërkimit Google.
AGOG planifikon strategjitë e duhura marketing për biznesin tuaj në çdo fushë dhe i zbaton ato në menyrën më profesionale.
Nga: Reni Dallaku