Reach vs. Impressions!

Sapo keni nisur një fushatë reklamuese ose keni publikuar postimin e rradhës dhe doni të shihni ecurinë e tij? Normalisht për të parë këtë drejtohemi tek “analytics” dhe do shihni dy fjalë që shfaqen vazhdimisht: “përshtypje” dhe “arritje” (reach dhe impressions, termat të cilët do i përdorim në këtë mënyrë gjatë gjithë shkrimit).

Janë dy gjera të ndryshme, por nuk e keni kuptuar plotësisht ndryshimin? Cilës duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje? Dhe çfarë tregojnë këto terma rreth suksesit të reklamës suaj?

Reach dhe impressions nënkuptojnë gjëra të ndryshme në platforma të ndryshme. Çfarë Facebook quan “impressions” në Twitter përdoret për të referuar “reach”.

Por në përgjithësi, ata nënkuptojnë dy koncepte:

“Reach” referohet numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë parë reklamën ose përmbajtjen tënde. Nëse 100 njerëz kanë parë reklamën tuaj, kjo do të thotë se shtrirja e reklamës suaj është 100.

“Impressions” i referohen numrit të herëve që reklama ose përmbajtja juaj është shfaqur. Le të themi se reklama juaj nga shembulli i mëparshëm u shfaq në ekranet e këtyre njerëzve në një total prej 300 herë. Kjo do të thotë se numri i përshtypjeve për këtë reklamë është 300.

Facebook zyrtarisht përcakton “Reach” si: “numrin e njerëzve që panë reklamat tuaja të paktën një herë”. Ai i organizon ato në tri kategori: organike, të paguara dhe virale.

Organike (Organic Reach) i referohet numrit të njerëzve unike që panë përmbajtjen tuaj falas në Facebook News Feed, pra ju nuk keni paguar që ti shfaqet reklama juaj.

Përqindja e paguar (Paid Reach) është numri i njerëzve në Facebook që panë një pjesë të përmbajtjes që është paguar nga ju, si një reklamë. Shpesh ndikohet drejtpërdrejt nga faktorë si ofertat, buxhetet dhe targetimi i publikut.

Arritja virale (Viral Reach) është numri i njerëzve që panë përmbajtjen tënde, sepse një nga miqtë e tyre ndërveproi me të.

As “Reach” as “Impressions” nuk tregojnë se dikush në të vërtetë ka klikuar, apo ka ndërvepruar me ju më veprime finale, si mesazh, telefonatë apo viztë në website.

Shumica e hulumtimeve rreth ndërgjegjësimit të markës sugjerojnë që përdoruesit duhet të kenë parë një reklamë të paktën disa herë para se të fillojnë të bëhen të vetëdijshëm për markën. Reklamuesit i referohen kësaj si “frekuencë efektive” – numri i herëve që dikush e sheh një reklamë përpara se t’i përgjigjen.

Reach dhe Impressions i referohen dy veprimeve lehtësisht të dallueshme të ndryshme, kështu që metrika që zgjidhni ti kushtoni më shumë vëmendje do të varet nga qëllimet e reklamës suaj.

Nga: Reni Dallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *