Rekordet Botërore në Median Sociale

Sipas Record Setter, Dawar Kazi dhe miku i tij, komentuan midis njëri-tjetrit 151,453 herë në një postim Facebook-u. Mendoni se është gjëja më e pavlerë në botë? Jo për djemtë, pasi ata zyrtarisht u futën në ‘Rekordet për Mediat Sociale’

Duket shumë qesharake, por e vërteta është se termi ‘Rekordet për Mediat Sociale’ ekziston madje njerëzit e marin shumë seriozisht garimin për të dalë të parët në të. Jeff Bullas e krahason interesin për rekordet ‘Guinness’ në mediat sociale, me interesin që tregohet për shpejtësinë e makinave apo për sportet më ekstreme. Po cilat janë disa nga rekordet e vendosura në median sociale? Më poshtë po përmendim disa nga më interesantet sipas librit Guinnes për Rekordet Botërore.

Numri më i madh i ‘Like’ në Facebook fillimisht mbahej si rekord nga “Zygna’s Texas Hold’em Poker”, por së fundmi, siç tregohet nga drejtuesit e Facebook ky rekord ka kaluar për këngëtarin Eminem me 42.100.441. Eminem gjithashtu mban edhe rekordin në YouTube me 40.484.999 Like dhe vendin e dytë Lady Gaga me 39.553.346 Like duke u përfshirë në 5 më të mirët.

Cili e mban rekordin për numrin më të lartë të komenteve në një postim Facebook. Një postim në Facebook konsiderohet çdo gjë sikurse një status, një postim në kohështrirje, një foto apo video. Ky rekord mbahet nga Italiani Robert Esposito për numrin më të lartë të komenteve që mori në një postim në Janar 2011, i cili kishte 529.335 komente dhe tashmë ky rekord është thyer nga Tracey Hodgsen me mbi një milion komente në një postim sfidues. Për më tepër në Facebook një nga rekordet më të pazakonta që mbahet është ai i lajmërimeve (notifications) të pahapur. Ky rekord mbahet nga Andrei Tintea, e cila vendosi të mos hapte 861 lajmërime në faqen e saj të Facebook.

Edhe format e reja të medias sociale si Snapchat kanë rekordet e tyre. Një vajzë e quajtur Laura foli me miken e saj ne Snapchat çdo ditë pa pushim për 877 ditë. Ehhh përkthejeni edhe në vite këtë shifër dhe imagjinoni se për çfarë mund të kenë folur aq shumë.

Po përsa i përket njerëzve të famshëm? E dimë se edhe ata janë shpesh në garë me njëri-tjetrin se kush ka më shumë ndjekës. Trofeu, sipas Marie Claire ende i mbetetet Instagram-it për njerëzit e njohur.

Vitet e fundit ka qënë një garë e heshtur mes Selena Gomez, Ariana Grande dhe Beyonce. Momentalisht numrin më të lartë të ndjekësve e mban Selena Gomez, me rreth 127 milionë ndjekës dhe më pas Ariana Grande me 114 milionë. Artistë të tjerë janë sigurisht Beyonce, Kim Kardashian e Kylie Jenner.

Sërish në botën

e Instagramit, nëse flasim për foto me më shumë ‘like’ dallojmë personazhet si Beyonce në foton e saj me binjakët e sapolindur, foton nga dasma e Kim Kardashian dhe Kanye West dhe shumë herë foto të Kylie Jenner kanë ‘shpërthyer’ internetin. Vështirësia për të vendosur këto rekorde në librin Guinnes qëndron në dinamikën e përdorimit të këtyre rrjeteve pasi gjithmonë mund të postohet një foto apo video e re që ndryshon shifrat e klikimeve çdo ditë e më shumë.

Një gjë është e sigurt, bota online ndonjëherë kthehet në një tribunë të vërtetë fitoresh!

Po ju keni një rekord brenda shoqërisë suaj? Ndajeni me ne në komente! ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *