Rëndësia e Grupeve të Mbyllura në Facebook për Bizneset!

Shumë sipërmarrës krijojnë një faqe Facebook-u për biznesin e tyre, duke pritur që ajo të jetë një minierë ari e angazhimit, trafikut të referimit dhe shitjeve. Për fat të keq, shumica e faqeve të biznesit dështojnë dhe kthehen në një zonë të vdekur. Për të bërë faqe të funksionojnë, duhet të kryesh reklama me pagesë, duke i vendosur ato drejtpërdrejt para audiencës tënde të synuar.

Ka shumë mënyra për t’u lidhur me audiencën tuaj në Facebook, njëra prej të cilave që po fillon të gjenerojë më tepër angazhim është krijimi i një grupi Facebook të përkushtuar.

Është një mënyrë e qëndrueshme për të ndërtuar një komunitet shumë të angazhuar të individëve që ka të ngjarë të jenë të interesuar në biznesin tuaj. Kohët e fundit ne kemi krijuar një grup të mbyllur për eventin Facebook&Instagram101, sepse me të vërtetë besojmë se Grupet Facebook ofrojnë disa përfitime. Një grup në Facebook është me të vërtetë i dobishëm nëse organizoni ose promovoni shumë ngjarje.

Para se të konsideroni krijimin e një grupi në Facebook, ka disa gjëra që duhet të dini.

Krijimi i një grupi do t’i shpërblejë klientët tuaj dhe t’i bëjë ata të ndihen të veçantë, për shembull, një grup ekskluzivisht për njerëzit që kanë blerë produktin tuaj.

Përdorni grupin për të përcjellë të rejat e biznesit tuaj me klientët ose për të ndihmuar ata nëse kanë pyetje.

Këto grupe sigurojnë angazhim më personal. Shumica e konsumatorëve nuk duan të bashkohen me bisedën në një postim të bërë nga një biznes, por nëse është në një grup, kjo barrierë hiqet. Kjo ju jep mundësinë të jeni më personal. Ju jeni fytyra prapa grupit, jo emri dhe logoja e kompanisë. Konsumatorët duan të angazhohen me një person, jo me një kompani.

Mos harroni baza e marketingut në Facebook: promovimi nuk është për ju! Ndërtoni komunitetin tuaj! Një grup duhet të jetë rreth anëtarëve të tij dhe se si grupi mund të ofrojë vlerë për ta.

Gjithashtu, nëse keni një ekip të ndryshëm njerëzish që punojnë nga vende të ndryshme, krijoni një grup në Facebook për të mbajtur kontakt me punonjësit tuaj dhe për të promovuar kulturën e kompanisë.

Një grup nuk duhet të zëvendësojë faqen tuaj të biznesit, por në vend të kësaj, ofron një mënyrë tjetër për komunitetin tuaj për t’ju gjetur dhe për t’u angazhuar me ju. Gjithashtu, ndërtimi i një grupi efektiv kërkon kohë dhe përpjekje, nuk është një zgjidhje e shpejtë.

Nga: Reni Dallaku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *