Rëndësia e Mediave Sociale

Rrjetet Sociale janë një nga industritë me rritjen me të shpejtë ne botë sipas growthgurus.com dhe projektimi i rritjes së tyre vjetore për 5 vitet në vijim është 25%. Disa biznese e kanë kuptuar që Media Sociale është pikërisht ajo çka i mungonte biznesit të tyre për tu lidhur me konsumatorët e tyre, por disa të tjerë ende nuk e kanë kuptuar këtë gjë dhe ende janë duke e konsideruar investimin në to.  Le të paraqesim disa fakte të bazuara në growthgurus.com: 78% e bizneseve të vogla përdorin median sociale për të tërhequr konsumatorë të rinj, dhe 33% e konsumatorëve shprehen se e përdorin median sociale për tu lidhur me produkte dhe komapni të reja.

Prezenca dhe aktivizimi në median sociale rrit vlerësimin e konsumatorëve për markën dhe kompaninë tuaj, pasi ata shohin gadishmëri nga ana e kompanisë për komunikim dhe angazhim të dy anshëm. Ka më shumë gjasa që 63% e konsumatorëve që kërkojnë për biznese apo shërbime online përdorin mediat sociale në vend të motorrëve të kërkimit. Ndëkohë që 71% e konsumatorëve që marrin një përgjigje të shpejtë në mediat sociale bëhen konsumatorë besnik duke ja sugjeruar atë edhe të tjerëve.

Për të gjithë ata që janë të shqetësuar për gjenerimin e shitjeve, bazuar në “The Content Factory“, marketingu në median sociale ka një normë 100% më të madhe të mbylljes së shitjeve se sa Outbound Marketing. Sipas DeMers, pa median sociale trafiku i gjeneruar mbi komapninë tuaj do të kufizohej vetëm tek ata njerëz që e njohin atë tashmë apo individë që kërkojnë për fjalët kyçe, për të cilat ju renditeni më sipër në motorrët e kërkimit.

Pavarësisht produkteve që shiten, The Content Factory shprehet se mediat sociale janë një mjet i fuqishëm marketing. Postimet në median sociale ndihmojnë në shpërndarjen e një faqeje, njoftimi, artikulli apo produkti të ri. Sipas DeMers duke përdorur median sociale SEO e faqes së kompanisë suaj do të përmirësohet, kjo edhe për shkak të trafikut të gjeneruar ashtu sikurse shpjeguam më sipër.

Nëse po e përdorni median sociale në mënyrën e duhur, ajo do të bëhet baza e ndërtimit të marrëdhënieve reale me konsumatorët. Një marrëdhënie e vërtetë me ta do ju ndihojë të kuptoni nevojat e tyre të vërteta e për rrjedhim ti plotësoni ato më mirë. Gjithashtu ashtu sikurse përmendëm edhe më sipër, një marrëdhënie reale siguron konsumatorë besnik.

The Content Factory beson se ndërveprimi me ta në faqe të ndryshme, sidomos si Twitter dhe Instagram, ju jep ju të dhëna mbi natyrën e medias që ata preferojnë të shpërndajnë, profilin e tyre të plotë dhe dëshirat e tyre. Nuk duhet të harrojmë, informacioni është mjeti më i fortë në ditët e sotme, por jemi ne që duhet ta përdorim atë me zgjuarsi dhe etikë. Një gjë e tillë sipas DeMers do ti shtonte autoritetin markës dhe komapnisë në treg.

Një tjetër arsye për të përdorur median sociale për biznesin tuaj është se përdoruesit e mediave sociale kanë më shumë gjasa të konsiderojnë mesazhet tuaja në median sociale, pasi ato nuk konsiderohen si kanale të mirëfillta reklamimi e për rrjedhim injorohen më pak. Nëse vendosni të promovoni kundrejt pagesës kanalet tuaja të mediave sociale, fushatat tuaja mund të jenë shumë efektive duke seleksionuar vetëm konsumatorët tuaj të synuar. Për më tepër, nëse kompania juaj merr pjesë në evente të ndryshme si panaire, konferenca, e të tjera, nuk ka mënyrë më të mirë se sa ta rrisni efektin e tyre duke e dëshmuar këtë pjesmarrje apo organizim me anë të medias sociale.

Nëse jeni gati për një përformacë fantastike të kompanisë suaj në mediat sociale dhe bini dakort më të gjitha sa thamë më sipër, por thjehst nuk keni kohë që ti aplikoni, na kontaktoni për ti bërë realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *