
Rëndësia e Video Marketing!
Pa dyshim, marketingu nëpërmjet videove është një nga asetet më të reja në kutinë e mjeteve promovuese. Ju mund të keni ende dyshimet tuaja! A është vërtet me vlerë të shqyrtoni përdorimin e videove për promovimin e biznesit tuaj? A keni burime të mjaftueshme për të krijuar dhe përdorur përmbajtje video?
Përgjigjja është e thjeshtë: Ia vlen! Jo vetëm për shkak se të gjithë e bëjnë këtë, por sepse video është një nga mjetet më fitimprurëse në marketingun digital.
Pse? Për shkak se klientët mësojnë më shumë se kush je dhe çfarë po ndodh! Për t’u lidhur emocionalisht me ju dhe për të parë produktet që mund të blejnë.
Në fakt, sipas Forbes, 90% e konsumatorëve thonë se video i ndihmon ata të bëjnë marrjen e vendimeve dhe 64% e konsumatorëve thonë se duke parë video i bën ata të duan të blejnë. (përqindje të konsiderueshme, apo jo?!)
Epoka e re digitale kërkon një fokus në nxitje konsumatore, jo vetëm përmbajtje, besim, jo vetëm trafik. Videoja i bën të gjitha! Përmbajtja e videos ka gjasa të mëdha të angazhojë dhe të krijojë emocion.
Le të marrim një shembull të thjeshtë, YouTubers! Janë bërë figurat më të fuqishme të mediave sociale. Janë ato që konsiderohen ndër të parë kur vjen puna për të promovimin e markës suaj. (nëse akoma se keni menduar këtë mundësi, konsiderojeni!) Pra, nëse jeni serioz në lidhje me marketingun online, duhet të jeni serioz për videon gjithashtu.
Video nxit konvertimet dhe shitjet! Krijon besim! Video Marketing mund të shpjegojë gjithçka më thjeshtë dhe bukur!
Jeni duke u përpjekur për të shpjeguar një koncept të vështirë? Krijo video të animuara. Animimi mund të sjellë koncepte në jetë që asnjë tekst ose video live nuk mund. Videot e animuara janë një kombinim perfekt i argëtimit dhe thjeshtësisë.
Pra, po! Një PO e madhe për integrimin e videove në strategjinë tuaj marketing!
Nga: Reni Dallaku