
Rrjeti Social më ‘trendy’ i momentit “Snapchat”
Sot, do të flasim mbi Snapchat-in si platforma sociale më në trend e kohës dhe si vendi ku komunikimi me miqtë e tu zhduket pas disa sekondash. Sipas David Pierce, Facebook dhe Instagram ende vazhdojnë të jenë platforma aktive, por snapchati ofron mundësinë si jo më parë për të shpërndarë informacionin në një kohë reale në saj të videove dhe fotove.
Platforma e Snapchat-it është jo vetëm tërheqëse për të rinjtë, por edhe lehtësisht e shkarkueshme nëpër ‘smartphone’ apo paisje të tjera elektronike. Dy tiparet dalluese të platformës “Snapchat” janë fotot edhe videot që zgjasin deri në 10 sekonda. Më pas përmbajtjes së Snapchatit i janë shtuar me video call dhe dritaret e chatit. Ajo që Snapchat-i ofron ndryshe nga platformat e tjera si Facebook apo Instagram është që fotot apo videot që postohen fshihen automatikisht pas pak sekondash, kështu që publiku nuk ka përse të shqetësohet nëse një video/foto nuk del mirë mjaftueshëm sepse ajo nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë rrjet social.
Le të hidhemi tek disa këshilla miqësore sugjeruar nga Elise Moreau, sesi mund të përdorni Snapchat-in nëse ju ende nuk jeni integruar në të:
- Si fillim shkarkoni programin në paisjet tuaja dhe hapni një profil sa më të personalizuar, pasi Snapchat-i e jep këtë mundësi
- Verifiko adresën tënde si edhe profilin që ke hapur. “Snapchat” e realizon këtë proçedurë direk nga telefoni juaj, duke kërkuar numrin personal të celularit, por nëse ju nuk keni dëshirë për ta dhënë atë, atëherë jepini ‘skip’ dhe ju dalin disa figura ku ju kërkohet të përzgjidhni. Kjo bëhet që Snapchat-i të kuptoj se jeni një përson i ri në rrjet, që kërkon të hap një profil të tijin.
- Krijoni rrethin tuaj të miqve: Kjo realizohet duke klikuar në ikonën në të djathtë të dritares dhe duke shkruar emrin e profilit të shokëve tuaj ose duke hapur listën e kontakteve ku mund të shquani sa prej tyre përdorin këtë rrjet social.
- Pasi ke krijuar një profil më të plotë, mund të filloni të kompozoni videon tuaj ose foton e parë dhe ta shpërndani tek njëri nga miqtë tuaj/disa prej tyre ose keni edhe alternativën për ta bërë publike. Sigurisht përmbajtjes pamore të videos apo fotos mund t’i shtohet edhe një fjali apo shprehje nga ana juaj, për të mos thën që mund të përdorni filtrat e famshëm që deri para pak kohësh mund ti gjenit vetëm në “Snapchat”.
- Sa herë që ju dërgoni një video/foto, miqtë tuaj do të njoftohen për këtë ashtu si edhe ju informoheni kur ata kërkojnë të ndajnë diçka me ju.
Për kuriozitet, sipas Snaplytic Report që ka bërë një studim të 500 kompanive që përdorin “Snapchat” gjatë fundit të vitit 2016, rezulton që të paktën njëra prej tyre ka postuar 13 histori në “Snapchat” brënda një muaji si edhe periudha që preferohet nga kompanitë për të postuar janë e mërkura deri të shtunën. Epo të gjithë ata që kanë një biznes dhe nje llogari në “Snapchat” bëjnë mire ta mbajnë vath në vesh këtë fjalinë e fundit.