Rrugëtimi ynë gjatë 2018!

Në këto ditë të fundit të vitit, një pjesë e madhe po përjeton një fazë “meditimi”. A e keni bërë tashmë një rezyme të asaj çka u shkrua në këto 365 faqe të librit 2018? Ne po! Dhe dëshirojmë ta ndajmë me ju!

AGOG Marketing u bë dy vjeç këtë vit dhe ishte një vit plot aktivitete dhe punë intensive.

Fusha e marketingut digital është dinamike, plot ndryshime dhe të reja. AGOG ofroi ndihmë me informacione në këtë fushë për të rinjtë nëpërmjet eventeve të ndryshme qoftë si të ftuar, po ashtu edhe si organizatorë. Disa nga ngjarjet që kemi mbështetur me trajnime falas për të rinjtë janë Programi i Albanian Innovation Acceleration në Janar, Tirana Entrepreneurs of Tomorrow në Prill, si dhe Albanian Skills gjatë muajit Maj, ku ishim të pranishëm edhe në jurinë e kategorisë Social Media Marketing.

Informacioni në ditët e sotme është lehtësisht i aksesueshëm për të gjithë, por përsëri ne mundësuam dy trajnime gjatë muajve Mars dhe Maj, rreth principeve bazë të marketingut në rrjetet sociale: “Facebook & Instagram 101”– training. Gjatë këtij trajnimi u shpjeguan karakteristikat bazë se si të përdoren këto dy rrjete sociale në mënyrën e duhur për komunikimin e mesazheve të një biznesi. Ndryshe nga shumë kurse dhe artikuj që ofrohen online, ky trajnim të jep mundësinë të bësh pyetje në kohë reale dhe të dalësh 100% i sigurt nga trajnimi për dijet e tua. Të gjithë pjesëmarrësit në trajnim, janë tashmë pjesë e një rrjeti marketerësh të cilit mund ti referohen në çdo kohë për këshilla.

Me krenari themi se gjatë këtyre 365 ditëve mbi 100 pjesëmarrës në eventet e mësipërme u trajnuan nga ne, dhe janë tani pjesë e rrjetit AGOG. Për ta mbyllur zinxhirin e aktiviteteve trajnuese për vitin 2018, më 30 Qershor në ditën e Mediave Sociale, AGOG Marketing zhvilloi webinarin e parë në Shqipëri, duke ndarë fakte dhe informacione të ndryshme ndër vite mbi mediat sociale! Gjithashtu për herë të dytë gjatë këtij viti, AGOG Marketing mori pjesë në Panairin e Karrierës pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku ofroi internshipe, trajnime dhe vende pune për të rinjtë që dëshironin të futeshin në tregun e punës.

Siç dhe mund ta keni vënë re dhe nga postimet tonë në rrjete sociale, AGOG Marketing që nga muaji Prill i këtij viti u bë  pjesë e Fellowship-it Young Transatlantic Innovation Leaders Initiative, të Departamentit të Shtetit të SHBA, që implementohet nga German Marshall Fund of the United States. Si pjesë e këtij programi AGOG Marketing ka marrë pjesë në trajnime në lidhje me sipërmarrjen, teknologjinë dhe ka rritur edhe më shumë, rrethin e njohjeve përtej kufijve të Shqipërisë. Në Qershor 2018, përfaqësues të kompanisë ishin pjesëmarrës në Lisbon Investment Summit, në Portugali dhe gjithashtu si vazhdimësi e kësaj eksperience gjatë Tetorit, AGOG Marketing përjetoi një eksperiencë të paharrueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimet dhe eventet e ndjekura falë këtij Fellowship-i ishin të shumta dhe mjaft produktive si: Do Daddy Social Media Advisory Day, Marketing Technology Summit in Scotsdale Arizona, Pitching at Center for Innovation and Entrepreneurship in Phoenix, Arizona etj.

Gjithashtu kemi qenë pjesëmarrës në shumë evente të organizuara në kuadrin e biznesit dhe marketingut, apo dhe kauza sociale, ku mund të përmendim: Global Woman Summit dhe pjesëmarrës aktiv në Innovation Festival gjatë muajit Shtator përkrah kompanive të afirmuara në tregun shqiptar si dhe sipërmarrjeve të reja mjaft premtuese; konferenca AllWeb gjatë Tetorit me të ftuar ndërkombëtar; pjesëmarrje në ForLed Forum mbi “Company Culture that Supports Innovation” në Vlorë, si dhe folës në Startup Europe University Network, edicioni tretë në Universitetin Europian të Tiranës. Së fundim AGOG Marketing është bërë pjesë e programit UK Tech-Hub, zhvilluar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo çka ne jemi më tepër krenar është puna e reflektuar tek klientët tanë. Gjatë 2018 u kemi asistuar plot 24 kompanive me shërbimet tona marketing, të tilla si: Social Media Management, Sponsored Campaigns on Facebook and Instagram, Google Ads, Email Marketing; Web Development etj. Arritje tjetër për ne janë dhe dy klientët tanë të parë ndërkombëtar, çka na jep forcë dhe motivim për tu përmirësuar vazhdimisht dhe të shëndërrohemi në një kompani ndërkombëtare!

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë klientët, bashkëpuntorët dhe partnerët tanë gjatë këtij viti! Pa to puna jonë nuk do të ishte në këto nivele!

Besojmë që 2019 do të jetë një vit akoma më i suksesshëm dhe të suportojmë sa më shumë evente, kompani dhe të rinjë me shërbimet dhe eksperiencën tonë në fushën e marketingut digital!

AGOG Team

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *